Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çlirohen plazhet ne Velipoje dhe Pogradec, 12 pronarë te ndaluar nga policia

04/08/2019
Çlirohen plazhet ne Velipoje dhe Pogradec, 12 pronarë te ndaluar nga policia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shtetit vijon aksionin anti-informalitet duke liruar plazhet publike të zaptuara në Velipojë dhe Pogradec.

Sipas policisë, janë proceduar penalisht 12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec,  nga të cilët 11 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Zënia e hapësirave publike”.

Njoftimi i policisë:

Velipojë-Pogradec

Policia e Shtetit vijon operacionin “Plazh i lirë”, për  zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Policia procedon penalisht 12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec,  nga të cilët 11 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Zënia e hapësirave publike”.

Policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH Shkodër, liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Procedon penalisht 9 pronarë subjektesh në Velipojë, nga të cilët: 8 pronarë të subjekteve tregtare për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të adhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve” shtetasit E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme. Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale  “Pushtimi i tokës”, shtetasi Gj. F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku janë proceduar penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 3 shtetas, të cilët ushtronin aktivitetin privat të tyre, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim e zbatim të planit të masave për evidentimin, ndëshkimin e paligjshmërisë dhe konkretisht goditjen e rasteve kundër informalitetit, proceduan penalisht shtetasit: E.M., 31 vjeç, A.M., 46 vjeç dhe SH.R., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në aktivitetet e shtetasve të lartpërmendur (plazhe private), në Pogradec, janë konstatuar një pjesë e shezlongëve pa dokumentacionin përkatës.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure, ndërtim etj.

Tags: lirimi i plazheveplazhepogradecvelipoje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.