Gjykata Administrative e Tiranës ka hedhur poshtë vendimin e Këshillit të Ministrave që parashikonte zgjerimin e zonës së mbrojtur në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit.
Në lidhje me këtë, kanë reaguar banorët e zonës të cilët shprehen se vendimi i Gjykatës u mor nën ndikimin e interesave të ngushta të guroreve. Edhe bizneset turistike kanë kundërshtuar vendimin e marrë nga Gjykata Administrative, sipas të cilëve ky vendim dëmton rëndë turizmin në këtë zonë.
Ajo çka ishte për të çuditur ishte dhe prania e ministrit Blendi Klosi, i cili u shpreh se lufta për të mbrojtur pasuritë natyrore është e pa kthyeshme dhe se do t’i shkojnë deri në fund për ta hedhur poshtë vendimin.
Lidhur me kete, ka reaguar dhe PD, e cila nëpërmjet Jamarbër Malltëzit, e cilëson si show të turpshëm kundërshtimit që i bën urdhërit të lëshuar nga vete qeveria e tij.
Jamarber Malltezi ka publikuar dhe vendimin e Gjykates qe rrezoi qeverine, ndërsa shprehet se lejet per guroret u dhane nga qeveria e Rames.
POSTIMI I PLOTE
Sa më shumë zona të mbrojtura, të kete në Shqiperi dhe jo beton oligarkësh, sa më shumë pyje dhe jo zona kanabisi, aq më mirë është për vendin. Por kjo “protesta” e sotme e Blendi Klosit me disa militantë, për gjoja mbrojtjen e Parkut Kombëtar në Malin e Tomorrit, është e neveritshme dhe e turpshme!
Blendi Klosi “protestonte” sot kundër vendimit të Gjykatës, e cila me kërkesën e shoqërive private, ka rrëzuar VKM e vitit 2018 për zgjerimin e Parkut Kombëtar edhe në zonat tradicionale të gurorëve.
(Nuk kam ndërmend të komentoj VKM për zgjerimin e Parkut, që sipas ekspertëve është demagogji, sepse çfarë ia vlen për t’u ruajtur atje, është vendosur në ruajtje në 2012-ën. Nuk do të komentoj as gjetjet e gjykatës, që sjell prova se VKM nuk ka zbatuar asnjë procedurë.)
Ajo që e shoh si skandaloze dhe tallje të rëndë me qytetarët është shfaqja e turpshme e Blendi Klosit. Siç shikojet edhe në dokumentat e paraqitur para gjykatës, shoqëritë e kanë hedhur në gjyq qeverinë dhe e kanë fituar gjyqin me të, pasi VKM eshte miratuar pa ndjekur asnje procedure dhe subjektet janë të licensuar nga vete qeveria Rama për shfrytëzim të guroreve në zonën e zgjeruar me VKM-në e vjetshme.
Keto licensa jane rinovuar herë pas here. Njëra prej tyre, që del në dokumentat e gjykatës është e vitit 2016, kështu që Blendi Klosi mund të pyesë Damian Termetin dhe Lefter Kokën për më shumë detaje.
Nese qeveria donte te zgjeronte vijen e parkut kombetar te tomorrit, do te duhej qe
a) te anulloje lejet dhe livensat qe ka leshuar Rama-gjiknuri-balluku-koka per guroret.
b) te hape proces konsultimi publik sipas ligjit
c) ndryshimin e perdorimit te tokes ta kaloje ne KKT sic e kerkon ligji
(Per me teper nese Klosit i qan zemra per zonat e mbrojtura mjafton te mos i jape gjithe buxhetin prej 800,000 eurosh te agjensise se zonave te mbrojtura pikerisht drejtorit Dedej shok te edi rames qe ka formuar dy shoqata per te perlare gjithe buxhetin. Ose te heqe guroret nga fondi pyjor mu buze detit ne Palase fjala bie).
Prandaj, shfaqja e sotme është poshtëruese për shqiptarët, që, për fatin e keq, drejtohen nga një qeveri që i vjedh natën e i qan ditën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/