Nnjë sherr i madh ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit mes një grupi të rinjsh. Sherri, siç shihet edhe në një video të shpërndarë nga vetë turistët ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Edhe pse forcat e policisë kanë qenë të pranishme, situata ka dalë sërish nga kontrolli. Ndërkohë burime zyrtare bëjnë me dije se 6 persona u përfshinë në sherr. Ndaj tyre ka nisur procedimi në gjëndje të lirë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” për shtetasit:
“Shtetasit B.P., E.P., B.A., I.P.,E.P., dhe B.A. më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta” informoi policia e Lezhës.”
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/