Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lirimi i Çukos/Ish-ministri i thotë dy fjalë: Arrestim bolshevik, reforma në drejtësi e përkeqësoi më tej

01/08/2019
I doli emri në përgjimet e ‘Avdylajve’, lirohet nga burgu ish-deputeti i Partisë Socialiste
Share on FacebookShare on Whatsapp

Teksa komenton lirimin nga burgu të ish-deputetit Arben Cukos, ish-ministri Ylli Manjani shkruan se fundmi se ky është shembulli i arrestimeve bolshevike.

Sipas Manjanit, reforma në drejtësi e ka përkeqësuar këtë praktikë, ndërsa rastin e Cukos, e cilëson thjesht viktimë të rastit.

“Pra masa e sigurisë ishte thjesht populiste. Një masë që e vuan personi, që të trashë menderen udhëheqësi në pushtet”,-shkruan Manjani.

Kujtojmë se ditën e sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda, i ka ndryshuar masën e sigurisë ish-drejtorit të burgjeve dhe ish-deputetit të PS-së, Arben Çuko, duke e lënë të lirë. Gjykimi ndaj tij do të vijojë në masën “detyrim paraqitje”.

POSTIMI I MANJANIT 

Heqja e masës ekstreme të sigurisë ndaj Arben Çukos, më sjell edhe njëherë në vemendje praktikën bolshevike të arrestimeve për show publik.

Reforma në drejtësi jo vetëm nuk e mbylli këtë praktikë bolshevike, por përkundrazi e përkeqësoi.

Pas 2017-ës kjo praktikë u përkeqësua për shkak të mbivendosjes praktike të policisë mbi prokurorinë dhe terrorit të presionit kriminal ndaj gjykatës.

Pra me pak fjalë, për të fituar pikë në publik të arrestojnë e të telendisin mbi bazë supozimesh, thashethemesh apo edhe denoncimesh të pa provuara.

Por të duartrokitura nga publiku, i cili gënjehet paq me lajmin e arrestimit, pa e vrarë mendjen se ndaj të arrestuarit nuk ka asnjë provë dhe se arresti nuk i shërben drejtësisë, por fshehjes së saj!

Pa kryer asnjë veprim hetimor fakt-mbledhës, nxitohet të shpallet arresti në burg si masë sigurie, pa e çarë kokën fare se ke të bësh me lirinë e të drejtat themelore të dikujt, madje pa e vrarë mendjen fare që akuza nuk mbështetet në prova.

Vini re: gjithnjë reklamohet puna e policisë që të heton e të arreston e të dënon madje…

Arrestime të pastra bolshevike!

Paaftësi totale provuese e drejtësisë! Kjo e fundit duket sikur thjesht legalizon atë që shpall publikisht policia politike e pushtetit!!!

Kjo sjellje e drejtësisë në fakt bëhet gjithnjë e më shumë vulnerabël ndaj pushtetit politik të radhës. Aktualisht, e nënshtruar thuajse totalisht ndaj pushtetit të sotëm.

Reforma në drejtësi nuk e zgjidhi këtë bolshevizëm juridik, përkundrazi e përkeqësoi.

Jam i bindur që Arben Çuko është viktima e radhës e kësaj praktike bolshevike, të Rilindur tashmë!

Kjo bindje më përforcohet edhe nga fakti se pas kaq kohësh nën masë ektreme sigurie ende ndaj tij nuk ka një akuzë të provuar në gjykatë.

Pra masa e sigurisë ishte thjesht populiste. Një masë që e vuan personi, që të trashë menderen udhëheqësi në pushtet.

Turp, por është pak!

Tags: arben cukokomentreagimylli manjani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.