Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti konfidencial nga UEFA/Si u trukua ndeshja Kukësi-Kastrioti, reagon Gjici: Nuk kemi frikë…

31/07/2019
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy klube të tjera të Kategorisë Superiore akuzohen se janë përfshirë në trukimin e ndeshjes së vlefshme për javën e 36-të të kampionatit të kaluar. Bëhet fjalë për Kukësi-Kastrioti 3-1, e luajtur më 30 maj në fushën asnjanëse të Kamzës.

“Panorama Sport” ka zbuluar dje ekskluzivisht raportin konfidencial që UEFA ka dërguar në institucionin e futbollit shqiptar vetëm 24 orë pas zhvillimit të ndeshjes Kukësi-Kastrioti 3-1.

Më 1 qershor UEFA përmes sistemit të monitorimit të basteve BFDS, njoftonte FSHF-në se ka prova të qarta se rezultati i ndeshjes është luajtur në baste për qëllime përfitimi. Sikur të mos mjaftonte lënia në fuqi e dënimit me 10 vite të Skënderbeut, tashmë futbolli shqiptar vazhdon të damkoset nga historia e trukimeve. Natyrisht, kjo nuk është e parë që në FSHF vijnë raporte të tilla, sidomos në 10 vitet e fundit, por Komisioni i Etikës nuk ka marrë kurrë vendime konkrete.

RAPORTI KONFIDENCIAL

Por çfarë shkruhet në raportin konfidencial të dërguar nga UEFA dhe BFDS në lidhje me ndeshjen. Gazeta zbulon një pasazh të dokumentit, nga ku sistemi i monitorimit të basteve në Europë dhe Azi ka arritur në konkluzionin se ndeshja ka qenë e trukuar.

“Ekzistojnë prova të qarta dhe mbizotëruese të basteve se drejtimi dhe rezultati i kësaj ndeshjeje ishte përfundimisht i ndikuar me synimin për të fituar baste të korruptuara. Provat e basteve treguan se bastexhinjtë kishin njohuri paraprake për dështimin e Kastriotit për të fituar ndeshjen”, thuhet ndër të tjera në raportin e UEFA-s për ndeshjen e luajtur më 30 maj ora 16:00 në stadiumin e Kamzës, ku Kukësi ishte pritës.

Ndërkohë Presidenti i Kukësi, Safet Gjici ka reaguar pas publikimit të raportit kofidencial të UEFA-s. Presidenti i kubit verilindor ka qenë shumë i prerë duke mohuar akuzat madje nënvizon se nuk ka frikë nga ndonjë hetim i mundshëm i UEFA-s.

Tags: kukessafet gjicitrukimuefa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.