LETRA/Të paraburgosurit në burgun 302 hyjnë në grevë, tetë kërkesat e tyre:...

LETRA/Të paraburgosurit në burgun 302 hyjnë në grevë, tetë kërkesat e tyre: Nga dhuna, te ushqimi…

120
0
Shares

Një ditë para se të fillonin grevën e urisë, të paraburgosurit e Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale 302, kanë bërë një letër të hapur, drejtuar Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadorit të BE-së, Luigi Sireca, si dhe Avokates së Popullit, Erinda Ballanca. Fillimisht, ata parashtrojnë ankesat dhe pretendimet e tyre, duke theksuar se po u shkelen të drejtat.

Madje, kërkojnë edhe amnisti gjithëpërfshirëse. Ndërsa pretendojnë se ndaj tyre ushtrohet dhunë fizike e psikologjike. Gjithashtu, kanë ankesa edhe për cilësinë e ushqimit.

Në fund të letrës së hapur ata rendisin edhe 8 kërkesat e tyre, që nisin me ajrimin, takimet me familjarët, respektimin e rregullores për sendet e ndaluara e deri te mbajtja e bombolës së gazit. Më poshtë, letra e plotë ku të paraburgosurit kanë parashtruar kërkesat e tyre.

LETRA E PLOTË E TË PARABURGOSURVE

Të paraburgosurit e 302- shit, dy ditë më parë, i kanë nisur një letër të hapur Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, ministres së DrejtësisëK Etilda Gjonaj, ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca-s, Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, si dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend. “Të nderuar, në respekt të detyrës suaj në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ju drejtohemi juve si organet më të larta ligjzbatuese në vendin tonë, duke parë që po na shkelen të drejtat më themelore të njeriut, në të gjitha institucionet IEVP, në Shqipëri. Dëgjojmë me vëmendje çdo ditë të artikulohet Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i saj dhe nuk po kuptojmë sesi do të zbatohet kjo reformë në kushtet aktuale, ku njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit.

Thuhet se do të përmirësohet profesionalizmi në hetim dhe në gjykim, kur sot, në vitin 2019, Gjykata, mes vendimeve në bazë të bindjes juridike dhe me indicie përgjimesh pa kurrfarë fakti. Nuk kuptojmë pse me dy standarde Kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë artikulojnë se nuk mund të dënosh me përgjime dhe pa fakte, kurse ne na gjykojnë pa fakte dhe me përgjime të turpshme, si dhe duke qenë të paaftë profesionalisht kanë nxjerrë termin “organizatë kriminale”.

Thonë se ka vakum ligjor, nuk ka institucione dhe i shkelin ligjet me të dyja këmbët. I thyejnë afatet ligjore pa kriter, na mbajnë në burg dhe nuk japin asnjë shpjegim. Simboli i drejtësisë, peshorja e famshme, ka vite që anon në një krah, atë të organit të akuzës, ndërsa mbrojtja thonë, “nuk dimë çfarë po bëhet…”.

Me të drejtë pyesim se çfarë po bëhet me ne. Thonë që kemi presion politik dhe nga ndërkombëtarët, si dhe dezinformojnë mediat. Ka filluar presioni psikologjik duke na ofruar ligjin e institucioneve të drejtësisë italiane, atë të 41/ BIS. Të nderuar zonja dhe zotërinj, ky ligj ka specifikë dhe aplikohet për organizatat mafioze. Pyetja është: “A ka organizata mafioze në Shqipëri?”.

Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Kryeministri Edi Rama thotë po e citojmë, ‘Holanda u referohet disa kriminelëve shqiptarë, por kurrsesi nuk mund të pranojmë që në Shqipëri ka organizata mafioze’. Atëherë, për çfarë duhet ligji 41/BIS në Shqipëri? Ky ligj, si në Itali dhe në të gjithë BE-në shoqërohet me paketë ligjore, ku për sjellje të mirë shoqërohet me dënime alternative dhe me bazë ligjore me 3/5 e dënimit. Jemi dakord të kërkoni zbatimin e ligjit në këto institucione, por ne kemi edhe të drejta që na janë mohuar prej vitesh.

Duke qenë qytetarë të këtij vendi, kemi dhe ne të drejtë që për përvjetore të ndryshme, festa të Republikës etj., të përfitojmë ulje dënimi nëpërmjet një amnistie që nuk mbahet mend se kur ka qenë hera e fundit. Ne nuk kërkojmë amnisti të Nenit 71 të Kodit Penal, por amnisti gjithëpërfshirëse ku të gjithë të dënuarit të përfitojnë për t’u ndjerë të barabartë si qytetarë të Republikës së Shqipërisë.

Për të burgosurit e përjetshëm të zbatohen ligjet e BE, jo të persekucionit. Të nderuar zonja dhe zotërinj, drejtues të institucioneve më të larta të vendit, ju informojmë se në këto institucione na është mohuar e drejta për ajrim. Edhe kafsha ka kushte më të mira ajrimi. Prandaj, kërkojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të na mundësohet ajrimi si në të gjitha IEVP-të e tjera në Shqipëri.

Në raste gëzimesh familjare apo hidhërimesh, të na mundësojnë takim shtesë, sepse kjo ka kaluar në kompetencë të drejtorit të Përgjithshëm. Të na mundësojnë aktivitete kulturore e sportive. Të përmirësohet cilësia e ushqimit, në parametra si në sistemin e BE. Të na lejohet bombol gazi, si në të gjitha IEVP-të në gjithë Shqipërinë. Të përshtaten dhomat e takimit me familjarët si në sisteme të përparuara, të mos krijojë stres te familjarët. Të eliminohet dhuna psikologjike e fizike nga forcat e DAP-it duke respektuar konventën e të drejtave të njeriut.

Të respektohet rregullorja e brendshme e burgjeve për sendet e ndaluara, por të mos spekulohet nga drejtuesit e Ministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme, duke veçuar sendet e ndaluara, nga celulari. Për çdo send të ndaluar mbahet raport shërbimi, kurse për celularin dënohesh penalisht. Në pritje të përgjigjes pozitive nga ana juaj, me respekt, të paraburgosurit e IEVP 302, Tiranë.

KERKESAT

1. Kërkojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të na mundësohet ajrimi si në të gjitha IEVP-të e tjera në Shqipëri.

2. Në raste gëzimi familjare apo hidhërimi të na mundësojnë takim shtesë, sepse kjo ka kaluar në kompetencë të Drejtorit të Përgjithshëm.

3. Të na mundësojnë aktivitete kulturore e sportive.

4. Të na përmirësohet cilësia e ushqimit me parametra si të BE-së.

5. Të na lejohet bombol gazi si në të gjitha IEVP, në të gjithë Shqipërinë.

6. Të përshtaten dhomat e takimit me familjarët si në sisteme të përparuara e të mos krijojë stres te familjarët.

7. Të eliminohet dhuna psikologjike e fizike nga forcat e DAP-it duke respektuar Konventën e të Drejtave të Njeriut.

8. Të respektohet nga ne rregullorja e brendshme e burgjeve për sendet e ndaluara, por të mos spekulohet nga drejtuesit e ministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme duke veçuar sendet e ndaluara./Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY