Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-ministri për Sorecën: Sa herë fjalët nuk janë të mira për Ramën thotë se janë çështje të brendshme

29/07/2019
Ish-ministri për Sorecën: Sa herë fjalët nuk janë të mira për Ramën thotë se janë çështje të brendshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri Ylli  Manjani ka marr shkas nga reagimi i fundit i Sorecës, lidhur me teatrin  Kombëtar për të dhënë një tjetër koment mbi sjelljet dhe qendrimet e ndërkombetarëve.

Manjani shkruan  me rezerva, ndërsa nuk dënjon të thotë se kur fjalët nuk janë të mira për Edi Ramën, ai I delegon ato si çështje të brendshme, duke mos e përmendur fare fajtorin.

Ja komenti i Manjanit:

Soreca thotë se:
” Cështja e Teatrit nuk na takon neve por shoqërisë Shqiptare”…

Në fakt ashtu është. Kjo është një çështje e jona dhe duhet ta zgjidhim ne.

Por çështja është në ato çështjet e tjera, të cilat janë tonat gjithashtu, ku Soreca përzihet dhe shumë madje, nuk është se e ndriti.

Soreca bie fjala, nuk ka asnjë fjalë për të thënë për shpikjen juridike anti-shtet, anti-BE e anti reformë të gjykatës së Durrësit, ku dy gjykatës u investuan për të njëjtën çështje me urdhër politik!!!

Dhe kur e bënë, tani që Reformën në Drejtësi Soreca na e ngren në qiell!!!

Po për këtë super shpikjen haptazi antikushtetuese të mbushjes së Gjykatës së Lartë, pa akt emërimi, pa konkurs, pa akt vlerësimi dhe pa vetting, ka ndonjë fjalë për të thënë Soreca?!

Ku në BE ose edhe më gjerë e ka parë këtë pisllëk antikushtetues, që ta meritojë Shqipëria?!

Soreca nuk ka asnjë fjalë për të thënë për zgjedhjet pa datë e pa proçes të rregullt.

Nuk ka asnjë fjalë për të thënë për mbushjen spektakolare të kutive, megjithse partia shtet nuk kishte konkurencë.

Nuk pretendoj që Soreca të denoncojë mungesën e Parlamentit Pluralist dhe për instalimin e partisë shtet në mes të Europës nga një vend kandidat. Por dy fjalë për rrëmbimin me dhunë të pushtetit lokal pa zgjedhje, Soreca e ka detyrë ti thotë!!!

E kështu me radhë, për zbatimin e ligjit, për nxjerrjen nga fuqia të Kushtetutës, për trafikun e drogës, për kriminalizimin e qeverisjes së vendit.

I takon ti thotë dy fjalë sepse përfaqëson BE-në, në një vend kanditat, i cili ka një marrëveshje zyrtare për Stabilizim dhe Asocim.

Por aty dy fjalë Soreca i thotë si Edi Rama. Ndërsa kur nuk janë të mira për Edi Ramën thotë se janë çështje të brendshme, që i takojnë shoqërisë, partive, të gjithëve.

Vetëm fajtori nuk përmendet! Ai nuk ka faj asnjëherë. Me vendim ndërkombëtar madje!

Efffffff.
🤮🤮🤮

Gjithmonë i them vetes “boll me këta rrogëtarë të mirëpaguar”, por edhe ata nuk rrinë në punën e tyre!!!

Për sa kohë që ata merren me punët tona, pa dyshim që do merremi edhe me ta. Pa asnjë kompleks!

Ata nuk janë as të dërguarit e perëndisë në tokë e as dishepujt e të dërguarit të mëparshëm.

Janë njerëz si ne…

Tags: komentmanjanisorecateatri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.