DEVOLL/ Përfundon protesta , kryetari i PS nuk lëviz

DEVOLL/ Përfundon protesta , kryetari i PS nuk lëviz

139
0
Shares

Protesta e opozitës së drejtuar nga ish-kryetari i Bashkisë Devoll Bledion Nallbati eshtë mbyllur Bledion, ndërkohë që kreu i ri Eduard Duro ka qëndruar gjatë gjithë kohës në zyrën e tij.

Mbështetës të opozitës u grumbulluan para bashkisë së Devollit mëngjesin e kësaj të hëne për të protestuar ndaj kreut të bashkisë Duro, i cili mori detyrën ditën e premte.

Në ambientet e bashkisë kanë qenë prej orës 06 e 30 të mëngjesit forca të shumta të Policisë së rendit dhe forcat speciale.
Ish-kryetari Nallbati deklaroi se kryetar është vetëm ai dhe se do të jetë çdo ditë, 24 orë për qytetarët e Devollit.

Simpatizantët e PD kanë qëndruar për orë të tëra në shoqërinë e Bledion Nallbatit dhe ish-deputetit Ervin Salianji i cili deklaroi para mediave se personi i vetëshpallur si kryebashkiak madje që zaptoi edhe zyrat do të kallëzohet edhe për përvetësim të titullit.

Duro hapi dyert e institucionit forcërisht ditën e premte i shoqëruar nga prefekti i qarkut Korçë Dhori Spirollari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY