Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/”Do mbrojmë Kushtetutën”, PD në Shkodër: Nuk mund të qeverisemi nga pakica e 6% -shit

26/07/2019
VIDEO/”Do mbrojmë Kushtetutën”, PD në Shkodër: Nuk mund të qeverisemi nga pakica e 6% -shit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga selia blu në Shkodër, ish-deputetja Izmira Ulqinaku ka ritheksuar zotimin e PD, se do të mbrojë kushtetutën dhe dekretin e Presidentit Meta.

Referuar këtu, dhenies se mandateve të paligjshme sot në prefekturen e Devollit, ish-deputetja thekson se shkodranët nuk i njohin vendimet që shkelin liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe do të reagojnë me vendosmëri në mbrojtje të tyre.

“Kushtetuta e detyron kryebashkiaken Ademi të qendrojë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit në mënyrë të ligjshme e kushtetuese. Shkodra nuk mund të qeveriset nga pakica e 6% -shit dhe nuk do t’i dorëzohet krimit”,-u shpreh Ulqinaku.

DEKLARATË E PARTISE DEMOKRATIKE, DEGA SHKODER, IZMIRA ULQINAKU

Sot, përmes mediave, të gjithë shkodranët janë njohur me aktin e rradhës të farsës së 30 qershorit. Don Kishoti që “triumfoi” me “mullinjtë e erës” në votime moniste si në kohën e diktaturës komuniste, u shpall fitues i votimeve socialiste nga një gjykatës i vënë nën presion nga ethet e vettingut që i rri mbi kokë sistemit të drejtësisë në vend.

Partia Demokratike e Shkodrës është e vendosur në mbrojtjen e Kushtetutës, Dekretit të Presidentit të Republikës dhe ligjeve të këtij vendi.

Asnjë vendim i asnjë institucioni në shkelje ligjore, të lirive e të drejtave themelore të njeriut, nuk do të njihet nga banorët e Bashkisë së Shkodrës. Çdo përpjekje për t’ju imponuar shkodranëve përmes institucioneve të kapura dhe që shkelin Kushtetutën, Dekretin e Presidentit dhe ligjet e Shqipërisë, do të përballet me vendosmërinë e njohur të shkodranëve.

Në 2015-ën, përmes një procesi gjithëpërfshirës, të lirë, demokratik dhe të njohur nga të gjitha forcat politike në vend dhe nga ndërkombëtarët, janë zgjedhur kryebashkiakët e ligjshëm në 61 bashkitë e vendit, mes tyre edhe Bashkia e Shkodrës.

Këta kryebashkiakë kanë detyrimin kushtetues, ligjor por edhe moral të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësve të tyre me një proces të ligjshëm dhe kushtetues.

Partia Demokratike Shkodër i bën thirrje Edi Ramës dhe sejmenëve të tij lokalë, të mos e provokojnë Shkodrën e shkodranët me individë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga vota e qytetarëve.

E kemi përsëritur dhe e përsërisim edhe sot: Shkodra nuk mund të qeveriset nga 6% e atyre që edhe me dhunë, u detyruan të bëhen pjesë e farsës së 30 qershorit.

Shkodranet nuk kane per te pranuar kurre qe edhe Bashkine Shkoder tia dorëzojnë krimit te organizuar, tia dorezojne perfaqesuesit te emeruar prej tyre.

Çdo përpjekje për të vepruar ndryshe, është e dështuar dhe do të përballet me rezistencën qytetare, paqësore të të gjithë popullit që me 30 qershor i dha përgjigjen këtij regjimi duke e braktisur masivisht.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/332030384417055/

Tags: izmira uqlinakuPDreagimshkoder

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.