Shkarkohet përfundimisht kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Shkarkohet përfundimisht kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

121
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli vendimin për gjyqtarin njëherësh Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Zhezair Zaganjori. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Vetë Zaganjori nuk është i pranishëm në seancë.

Komisioneri publik kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK i cili la në detyrë gjyqtarin e parë të Gjykatës së Lartë. Sipas arsyetimit, Zaganjori nuk justifikoi pasurine.

“Trupi gjykues shqyrtoi cështjen në tërësi. Bazuar në aktet e administruara dhe provat e paraqitura arriti në konkluzionin se duhet ndryshuar vendimi i KPK dhe vendos shkarkimin nga detyra të Xhezair Zaganjorit”.

Zaganjori u konfirmua në detyrë në korrik të 2018-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ky vendim u kundërshtua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY