“Të dua, të shkruaj kur të shkoj në shtëpi”, mesazh i fundit...

“Të dua, të shkruaj kur të shkoj në shtëpi”, mesazh i fundit i Sabrinës para se të ekzekutohej nga i ati

311
0
Shares

Mesazhi i fundit që Sabrina Lekaj shkroi, ishte ndaj shoqes së saj të ngushtë ku thuhej “Të dua, të shkruaj kur të shkoj në shtëpi”. Sabrina u gjend e vrarë në makinën e saj, Mercedes Benz 2002.

Babai i saj, Petrit Lekaj, 49 vjeç dyshohet se e vrau  me thikë, dhe tashmë është i akuzuar kryesor për ngjarjen e rëndë.

Miqtë e studentes së mjekësisë thanë se ishin të tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe se Sabrina ishte një njeri unik dhe i jashtëzakonshëm.

Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë.  Petrit Lekaj, e vrau të bijën me thikë brenda makinës, e më pas policia e gjeti edhe atë të plagosur, nga plagët që kishte marrë gjatë përleshjes me të bijën, e cila po përpiqej që të shpëtonte nga vdekja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY