Situatë e tensionuar është raportuar tek Gjykata e Tiranës ku pritet të jepet masa për dy të ndaluarit, banorë të Unazës së Re.
Nga informacionet paraprake, mësohet se janë shoqëruar 3 banorë. Skënder Doda dhe Shpëtim Billa janë dy nga tre banorët e ndaluar nga policia.
Babë e bir të ndaluar dy ditë më parë dolën sot në Gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.
“Erdhën mbi 30 civilë na rrethuan te dera e gjykatës dhe na dhunuan. Na kanë qëlluar brenda ambjenteve të prokurorisë dhe gjykatës. Na kanë ardhur në orën 9 të darkës polic pa letra. Po na terrorizojnë”, – u shprehën banorët nga Gjykata e Tiranës.
(vijon..)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/