SIGURUESIT/ Nje rruge e thjeshte per te marre demshperblimin ne rast aksidenti

SIGURUESIT/ Nje rruge e thjeshte per te marre demshperblimin ne rast aksidenti

115
0
Shares

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka kerkuar nga te gjithe qytetaret te shtojne kujdesin gjate udhetimit me makina pergjate stines se ngarkuar te veres. Ne nje komunikim publik per te gjithe qytetaret permes rrjeteve sociale ajo rendit pasojat e nje aksidenti ne rruge nderkohe qe i siguron ata se do te demshperblehen permes procedurave te lehtesuara.

Postimi i shoqates:

Siguria në rradhë të parë është në trurin tonë, ai është tipar i instiktit dhe kulturës së njeriut. Policia e Shtetit duke i rekomanduar drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdesin maksimal gjatë udhëtimit të tyre, veçanërisht gjatë fluksit të mbingarkuar të sezonit turistik, i fton ata që të respektojnë me rigorozitet rregullat thelbësore të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë i lutet qytetarëve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit me makinë, le të shmangim ‘përgjakjen’ e rrugëve!
Të aksidentosh dhe aksidentohesh në rrugë është tragjike, duke i lënë vendin një boshllëku të paplotësuar, të mbushur me dhimbje dhe keqardhje, kur në fakt, duhej fare pak për ta mënjanuar aksidentin.

Ne si Shoqatë, kemi për qëllim mbrojtjen e interesave dhe përgjegjësive ndaj konsumatorëve shqiptar. Ndaj duam t’ju bejmë me dije se:
Të gjithë qytetarët që pësojnë dëme nga aksidentet automobilistike, dëme shëndetësore apo humbje jete, gëzojnë të drejtën për t’u dëmshpërblyer. Në rast dëmi, ndiqni hapat e nevojshme për të përshpejtuar procedurat e marrjes së dëmshpërblimit dhe shmangien e shpenzimeve në avokatë dhe procedura të gjata gjyqësore.

1. Si palë e dëmtuar ju duhet të plotësoni kërkesën për dëmshpërblim pranë kompanisë së sigurimit dhe për të gjitha hapat e tjerë që duhet të ndiqni, ju do të ndihmoheni nga një specialist teknik i Kompanisë së Sigurimit.
Mirëpo disa qytetarë shkojnë drejt e në gjykatë, të këshilluar kështu nga avokati i tyre. Përvoja shumë vjeçare në treg dëshmon qartë mbi praktikat abuzive nga disa avokatë ‘vjelës-sistemi’. Dhe nuk janë të pakta rastet kur qytetarë të ndershëm kanë rënë pre e mashtimeve të tilla nga ana e avokatëve.
2. Bashkëngjitini të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga Kompania e Sigurimit dhe kohëzgjatja e marrjes së dëshpërblimit është 35 ditë. Nëse do të zgjidhni t’i drejtoheni, si hap të parë direkt e në gjykatë, na vjen keq t’ju themi se, si i dëmtuar për të marrë dëmshpërblimin tuaj sipas ligjit, ju do të kaloni një proces që zgjat nga 6 muaj deri në 3 vjet.
3. Kompania e Sigurimit do t’i japë të dëmtuarit dëmshpërblimin që i takon, në masën 100%. Dokumentacioni i kërkuar dhe llogaritja e dëmshpërblimit bëhen bazuar në Rregulloren Nr. 53, datë 26.06.2009 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe mbi Ligjin Nr. 10076, datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, dhe kryhet nga vlerësues të shoqërisë të liçencuar nga AMF.

Nëse ju shkoni menjëherë në gjykatë, ju do të paguani një sërë shpenzimesh financiare shtesë, duke ju shkaktuar stres mendor dhe rëndim të xhepit tuaj me:
• Kostot për hartimin e një prokure të posaçme, mbledhjen dhe përgatitjen e dokumentacionit përkatës, për kërkesë padinë dhe depozitimin e saj në gjykatë.
• Koha dhe nervat e humbura në zhvillimin e seancave të gjykimit në shkallë të parë dhe të dytë.
• Tarifat dhe shpenzimet përmbarimore që parapaguhen nga i dëmtuari, pra në këtë rast nga ju.
• 30%-50% e shumës së dëmshpërblimit që përfiton i dëmtuari i shkon përfaqësuesit ligjor.

Kompania e sigurimit në përputhje me ligjet në fuqi për fushën e veprimit të saj duhet dhe e ofron pa pagesë këtë shërbim, duke bërë të mundur që ju të përfitoni 100% të dëmshërblimit tuaj në kohë, me saktësi dhe transparencë.

Në rast vonese apo pakënaqësie drejtohuni tek Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.
Ne jemi pikërisht këtu për t’ju lehtësuar këtë proces.
Ne jemi për transparencën, edukimin financiar, zgjedhjen, trajtimin e drejtë
Në rast dëmi, bëni kujdes, mendoni për veten, tregohuni të zgjuar!

SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY