Janë rikthyer tensdionet tek Teatri Kombëtar ku protestues dhe përfaqësues të opozitës kanë tentuar të futen brenda godinës përmes një hyrjeje anësore.
Policia nuk i ka lejuar që të futen ndërkohë që janë filmuar ish-deputetja Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi që janë përplasur për muri nga forcat e policisë.
Ndërkohë, artistët, qytetarët dhe Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, kanë marrë vendimin që të ngujohen brenda në godinë.
Në një mbledhje të zhvilluar në sallën e Teatrit Kombëtar, artistët dhe qytetarët kanë marrë vendimin që të mos lënë bosh në asnjë moment godinën.Ata janë shprehur se do mbrojnë 24 orë në ditë godinën dhe do qëndrojnë të ngujuar me turne.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/