Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Kontratë me artistët për teatrin, nënshkruhet të enjten

24/07/2019
Basha: Kontratë me artistët për teatrin, nënshkruhet të enjten
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu I PD, Lulzim Basha lajmëroi sonte për një marrëveshje mes opozitës dhe Aleancës për Teatrin e cila do të vihet në jetë sapo të largohet qeveria e Ramës.

Basha u rikthye sërish tek Teatri në orët e vona të mbrëmjes ndërsa që kërkoi nga protestuesit të jenë të përgaditur për qëndresë të gjatë pasi qeveria mund të ndërhyjë nga casti në cast për të shkatërruar teatrin.

Fjala e Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë nga Tirana, kryesisht nga Tirana, por edhe nga e gjithë Shqipëria, pasi këtu kemi edhe qytetarë nga qendra të tjera të vendit.

Të dashur artistë, anëtarë të Aleancës për Teatrin,

Dua, së pari t’ju falenderoj nga zemra për shembullin e jashtëzakonshëm, heroik, evropian dhe qytetar, që i treguam sot mbarë botës me qëndresën tonë krah krenarisë tonë kombëtare, elitës së shpirtit dhe mendjes, Aleancës për Teatrin, aleancës me kauzën më fisnike dhe më qytetare që luftohet sot, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan e në Evropë, mirënjohje për sakrificën tuaj, zonja dhe zotërinj, artiste dhe artistë të ndertuar!

Ju jeni krenaria dhe frymëzimi, për çdo qytetar që e do Shqipërinë si Evropa, jeni krenaria dhe frymëzimi për rininë dhe për fëmijët dhe jeni, që sot e tutje, edhe etaloni i ri i qëndresës së pathyeshme të qytetarëve të bashkuar kundër së keqes.

Miqtë e mi, e kuptoj çlirimin dhe gëzimin e shumë prej jush dhe është plotësisht i përligjur për shumë prej jush që e nisët rezistencën që në orët e para të mëngjesit dhe nuk i jeni ndarë asnjë çast mbështetjes për artistët.

Kemi parë sot brutalitetin e një shteti mafioz dhe kriminal në shërbim të një hajduti psiqik, që për të vjedhur dhjetra millionë euro dhe për të pastruar paratë e drogës, do që të shkatërrojë gjithçka. Do që të shkatërrojë edhe këtë truall fisnik, këtë godinë që është më shumë se shtëpia e Teatrit Kombëtar, është kujtesë e trashëgimisë kulturore dhe është tregues i qytetarisë së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë

Dua, pra, që, bashkë me falenderimin për sakrificën tuaj, të kujtoj se ka edhe një të nesërme, edhe një të pasnesërme dhe beteja duhet dhe do të vazhdojë deri në fitoren e vlerave qytetare, të vlerave europiane, të ligjit mbi antiligjin, të kulturës mbi antikulturën, të qytetarisë mbi këtë regjim hajdut, antiqytetar, antipopullor dhe antikombëtar.

Duke filluar me të nesërmen, ku kërkoj nga të gjithë qytetarët e Tiranës, nga të gjithë mbështetësit e Aleancës për Teatrin dhem natyrisht, nga mbështetsit tanë, të Pd, të opozitës së bashkuar, të jemi të gjithë këtu, sepse, brenda kësaj godine do të nënshkruajmë Marrëveshjen me Aleancën për Teatrin, marrëveshjen për Teatrin Kombëtar, për kulturën kombëtare, e cila që do të bëhet realitet ditën e parë që vendi do të ketë një qeveri nga njerëzit, të njerëzve dhe për njerëzit.

Edhe njëherë, mirënjohje për qendresën tuaj. Nesër në orën 11.30 do të bëhet nënshkrimi këtu. Të jemi të gjithë bashkë këtu, të tregojmë forcën tonë, fuqinë tonë, fuqinë e qytetarëve të bashkuar për Liri, Demokraci dhe vlera europiane.

Tags: Lulzim BashaTeatri Kombetar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.