“Hajeni me zor reformën në drejtësi”,Vasili: Minareja e dështimit nuk futet në...

“Hajeni me zor reformën në drejtësi”,Vasili: Minareja e dështimit nuk futet në xhep

102
0
Shares

Ish-deputeti Petrit Vasili e quan dështim të madh, reformën në drejtësi, e cila kete korrik shënoi 3-vjetorin nga miratimi i saj në Parlament.

Vasili shprehet se qeveria ka arritur të mashtrojë edhe ndërkombëtarët, e se për të paguhen miliona euro, dhe se ky eshte shkaku dhe pse ka raporte që e nxjerrin keq Shqipërinë, ata vazhdojnë ta quajnë të suksesshme.

Postimi i Petrit Vasilit:

Nga Great Success tek Big Failure, dhe Reforma qe s’ecën,ndersa miliona euro dhe dollare qe ecin ?! Qe reforma ne drejtesi ka tre vjet qe kapet nga qeveria dhe qe s’ecen, kete e shohin dhe e kuptojne te gjithe,bile kjo nuk do edhe ndonje zgjuarsi te madhe se eshte kaq e qarte. Por se si dhjetra milion euro dhe dollare nga BE dhe SHBA vazhdojne,ecin dhe derdhen per nje reforme qe s’ecen dhe eshte kapur nga qeveria, kete nuk e kupton njeri…..

Nuk e kupton njeri po e them per miresjellje,sepse te gjithe e kuptojne qe çke me ate pune, duke filluar nga shqiptaret te paret, sepse nga qe e kuptojne shume mire, afer 90% e tyre i refuzuan votimet rilindase te 30 qershorit dhe ” sukseset” e kleptoqeverise megjithe “suksesin madheshtor” te reformes ne drejtesi brenda,qe i la pa gjykata dhe ku drejtesine e kapi qeveria.

Reforma sukses i madh ose “Great Success” thone me gojen plot. Po pse nuk e kuptojne Europianet kete “suksesin e madh” xhanëm dhe vazhdojne e nuk na i hapin negociatat per anetaresim ne BE per vite me radhe. Po pse investitoret nuk e kuptojne “suksesin e madh” dhe vetem ikin e ikin nga Shqiperia dhe shkojne ne Maqedoni,Kosove e Mal te Zi dhe nuk vjen asnje investitor i rendesishem ne Shqiperi.

Po pse shqiptaret nuk e kuptojne “suksesin e madh” dhe ikin me mijra e mijra nga Shqiperia,me qe thone se reforma u be per popullin shqiptar.

Po pse nuk e kupton kete “sukses te madh,” Departamenti Amerikan i Shtetit ,qe na e thote troç ne Raportet e tij se Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Europe,qe krimi eshte kembe kryq edhe ne mes te Tiranes,qe Shqiperia eshte baze e krimit te organizuar per Europen,SHBA,Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme,qe Shqiperia eshte shnderruar ne nje lavatrice gjigande parash te pista.

Po pse nuk e kupton kete “”sukses te madh” Komisioni Europian qe na tregon me gisht katastrofen ekonomike ku po bie Shqiperia per shkak miliardave te koncesioneve hajduterore,qe kane rrembyer 45 % te GDP se Shqiperise. Reformen si “sukses te madh” e kupton vetem Rama dhe qeveria se grabisin miliarda sic duan dhe nuk i hyn gjemb ne kembe pasi fale reformes kapen drejtesine.

Reformen si “sukses te madh” e kuptojne te gjithe ata qe i bejne rrush e kumbulla dhjetra milion eurot dhe dollaret e Europes dhe Amerikes,mbushin xhepat dhe ne fund do te thone: “reformen e beme,por eshte e padukshme ndaj nuk e shikoni”. Reformen e kupton si “sukses te madh” vetem krimi dhe korrupsioni,qe jane me rehat se kurre sepse nuk ndeshkohen, ndaj edhe vetem rriten e zmadhohen dhe kane kapur per fyti Shqiperine.

Mire ne na thone: hajeni me zor reformen ne drejtesi si “Great Success”, po atyre, qe i paguajne dhjetra milion eurot dhe dollaret dhe qe e dine shume mire cfare eshte drejtesi e barabarte per te gjithe qytetaret dhe nuk e hane per sukses kete “Big Failure” si do t’ja bejne,cfare do tu thone,si do ti genjejne,se minareja e deshtimit nuk futet ne xhep ????

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY