FOTO/Taksa e re tek nafta, PD zbulon projektin mafioz të qeverisë: Ja...

FOTO/Taksa e re tek nafta, PD zbulon projektin mafioz të qeverisë: Ja sa pritet të shtrenjtohet

116
0
Shares

Partia Demokratike vazhdon dita ditës të publikojë shifra duke denoncuar planin e qeverisë për të vendosur taksën e re të naftës.

Sipas ish-deputetes, Izmira Ulqinaku, qeveria “Rama” ka vendosur perfundimisht t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA.  Sipas të dhënave nga bizneset, PD thotë se pritet që produkti i naftës të shtrenjtohet minimalisht me 20 lekë për litër.

Ish-deputetja thotë se sot çmimi i naftës në treg është 64% vetëm taksa, ndërsa ka publiksr dhe listën me renditjen, ku Shqipëria është ndër 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, IZMIRA ULQINAKU

Që nga dita e parë në pushtet, Edi Rama vendosi taksat me te larta ne rajon që kanë rënduar jetën e shqiptarëve. Për të dhe oligarkët rreth tij, shqiptarët duhen shtrydhur deri në pikën e fundit të kursimeve.

Duke nisur nga viti 2014 qeveria ka rritur taksën e qarkullimit, që paguhet në çdo litër karburant të blerë, duke shtrenjtuar çmimin. Edhe kur çmimi i karburantit në tregjet ndërkombëtare shënoi rënien më të madhe në histori, shqiptarët paguanin më shumë.

Të pangopur me vjedhjet dhe koncesionet ndaj oligarkëve qeveria ka vendosur të japë një tjetër PPP. Kësaj radhe projekti mafioz përfshin dhënien me PPP të pompave të karburantit dhe krijimin e një agjencie për rezervën e sigurisë për karburatin.

PPP-ja e pompave të karburantit është nje projekt mafioz nisur nga qeveria në shtatorin 2018 dhe denoncuar nga Partia Demokratike që në krye të herës. Aq i madh ishte abuzimi saqë vetë pjesëmarrësit në këtë koncesion e dërguan çështjen në gjykatë. Shkeljet nga ana e ministrisë ne favor të kompanisë NOA qenë të qarta. Gjykata ka marrë një vendim, qeveria vazhdon të refuzojë vendimin. Ajo ka vendosur t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA.

I babëzitur në abuzime, Edi Rama, ka urdhëruar nje projektligj. I shkruar në ish ministrinë e Gjiknurit dhe shpalosur nga ministrja Balluku, Rama ka vendosur të krijojë një agjensi sigurimi të karburantit. Paratë natyrisht për këtë projekt do të dalin nga xhepat e shqiptarëve.

Sipas të dhënave nga bizneset, pritet që produkti i naftës të shtrenjtohet minimalisht me 20 lekë për litër.  Tabela e Global Oil Price, referenca për çmimet e naftës në botë, na rëndit fill pas Gjermanisë për çmimin e naftës. Sipas saj shqiptarët paguajnë 1.45 euro/litër kurse Gjermania paguan 1.46 euro/litër.

Nderkohe ne renditjen boterore ku jane marre 164 shtete dhe Shqiperia eshte e 145 dhe ben pjese te grupi i vendeve te varfera me cmimet me te larta. Shqipëria ben pjese te grupi I 35 vendeve qe e kane cmimin 1,5-2 usd (te gjitha te tjerat jane vende me gdp te larte per fryme dhe Shqipëria eshte e vetmja me keto te ardhura dhe kete cmim). Ka vetem një vend me të shtrenjte se grupi jone qe eshte Hong Kongu!

Çmenduria e çmimeve të larta vjen si pasojë e taksave të larta. Sot çmimi i naftës në treg është 64% taksa . Paguajmë më shtrenjtë se çdo vend i rajonit karburantin jo sepse Shqipëria sepse qeveritarët janë hajdutë dhe miq të hajdutërisë dhe oligarkëve.
Taksa e qarkullimit u rrith me 24 lekë për litër. Kjo do të jetë taksa e parë që do të hiqet në qeverisjen e PD.

Çmimi me i larte i karburantit sot ka bere qe fermeri shqiptar te prodhoje me kosto te larte e te hedhe produktet ne rruge, çmimi më i lartë i karburantit sot ka bere që kostot e prodhimit te rriten me 11 përqind, duke ulur ne minimum punën për bizneset prodhuese, çmimi i larte i karburantit sot ka bere qe shqiptaret te bëjnë me shtrenjte çdo produkt që nga buka deri te qumështi duke shtrenjtuar jetesën, duke nxjerre nga tregu biznese te vogla te ndershme e duke ulur numrin e fermerëve prodhues. Kjo sjellje kriminale duhet te marre fund!

Koncesionet dhe çdo PPP, do të pezullohen dhe do të nisin hetimet për ata qe kanë manipuluar dhe vjedhur. Asnjë hap pas për të çliruar ekonominë nga taksat e oligarkëve.
Asnjë hap pas deri ne largimin e Edi Rames!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY