PROFIL/ Cfare nuk keni ditur per Kryeministrin Ramush Haradinaj

PROFIL/ Cfare nuk keni ditur per Kryeministrin Ramush Haradinaj

415
0
Shares
Në Ballkan shpesh thuhet se heroi i një personi është kriminel për personin tjeter.

Njeriu që do të arrinte të ushtrojë respekt në masë të madhe nga ana e shqiptarëve dhe të nxisë hidhërim nga ana e serbëve ka lindur në fshatin Gllogjan më 3 korrik, 1968, fëmija i dytë nga nëntë femijë në familjen e tij.

Sikur të gjithë shqiptarët e kosovës të lindur në vitet e gjashtëdhjeta, Haradinaj vijoi mësimet në shkollë etnikisht të përzier, dhe mësoi të flasë serbo-kroatisht.

Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1987, ai e kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Ushtrinë Popullore Jugosllave, duke treguar talent të mjaftueshëm ushtarak, gjë që çoi në gradimin e tij si oficer komandant-gjë e rrallë kjo për shqiptarët.

Pas ushtrisë, Haradinaj fillimisht deshi të studionte astronomi në univerzitetin e Prishtinës, në atë kohë të udhëhequr nga serbët. Por ai deklaroi se i ishte pamundësuar një gjë e tillë për shkak se disa nga anëtarët e familjes së tij kishin pasur probleme me autoritetet.

Në vend të studimit, ai shkoi në Lucern, Zvicër, ku së bashku me xhaxhanë e tij e krijoi një biznes për ndërtim. Gjatë një vizite të tij në Kosovë në mars të vitit 1991, Haradinaj u zu në mes të një vale protestash dhe kryengritjesh që po ndodhnin në krahinë si reagim ndaj një numri të ligjeve anti-shqiptare të implementuara nën urdhërat e liderit serb Slobodan Milosevic.

Haradinaj ishte mbajtur në paraburgim për një natë dhe ishte marrë në pyetje nga policia serbe. Pas lirimit të tij, ai u kthye në Zvicër ku u paraqit dhe më vonë iu dha azili politik.

Ai u anetarrdua në Lidhjen Popullore të Kosovës, LPK, grup radikal i shqiptarëve emigrantë me banim në Zvicër, të cilët që një kohë ishin duke thirrur shqiptarët të përdorin çdo mjet të mundshëm-përfshirë këtu kryengritjen e armatosur- për të siguruar pavarësinë e Kosoves.

Gjate kohës në ekzil, ai u dashurua me një vajze finlandeze dhe filloi të jetonte me të. Nga koha në kohë, ai kthehej në Kosovë ilegalisht duke kaluar nëpër male nga Shqipëria, nganjëherë duke sjellur edhe armë me vete.

Në mars të vitit 1997, një varg investimesh mashtruese piramidale u shembën në Shqipëri, duke e sjellur vendin në një gjendje anarkie. Gjersa popullata atje ndërrmori një aksion të gjerë shkatërrimi-duke zbrazur arsenalet e miliona Kallashnikovëve, granatave, minave tokësore, minahedhësve dhe municionit-Haradinaj fluturoi për në Shqipëri dhe filloi grumbullimin e armëve. Ai e dinte se tragjedia në Shqipëri do të shërbente për pajisjet për ushtrinë çlirimtre të Kosovës, UÇK.

Ai mblodhi një grup të njerëzve, duke përfshirë këtu edhe vëllain e tij, Luanin, në aksion të bartjes së armëve përtej kufirit. Në maj të vitit 1997, grupi i Haradinaj i ngarkuan armët në shpinë dhe kaluan kufirin për në Kosovë. Mirëpo pak pasiqë kaluan kufirin, ata u zunë në pritë nga trupat serbe. Luani u vra, dhe një nga personat tjerë u plagos rëndë.

Grupi u tërhoq dhe Haradinaj e barti trupin e vëllaut të tij përtej kufirit për ta varrosur dhe pastaj u kthye në Zvicër. “Kam qenë i humbur pas asaj ngjarje,” i tha Haradinaj mediave më vonë. “Ndjehesha përgjegjës për vdekjen e vëllait tim. Doja të vazhdoja, por nuk mundesha gjatë asaj kohe.”

Dy muaj më vonë, Haradinajt iu kthye vullneti. Ai u kthye në Shqipëri, kapërceu malet prapë për të ardhur në Kosovë dhe e themeloi bazën e tij në fshatin e lindjes në Gllogjan. Ai e shëndrroi shtëpinë e familjes së tij në bazë të UÇK-së dhe ndihmoi në ndërtimin e ushtrisë guerile të rajonit të Dukagjinit, duke e transformuar një grup të paorganizuar të djemve të rinjë në një forcë që do ta trondiste regjimin serb.

Në mars të vitit 1998, gjatë përpjekjeve të tyre për ta eliminuar UÇK-në, trupat serbe ndërrmorën një sulm në bazën rebele në Gllogjan, duke përdorur helikopterë dhe makina të blinduara.

Duke iu falenderuar një vargu të rastësive fatlume dhe konfuzionit nga ana serbe, grupi e mbijetoi sulmin, edhepse Haradinaj u plagos disa herë.

Gjate dy viteve të ardhshme, Haradinaj do ta humbte edhe vëlla tjetër dhe disa nga shokët e tij të ngushtë në luftime. Por gjersa UÇK shëndrrohej në një forcë guerrile, Haradinaj e fitoi reputacionin e një lufëtari që nuk i frikësohet asgjëje.

Së shpejti ai zhvilloi marrëdhënje me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara duke u bërë i vlefshëm për ta ushtarakisht dhe për intelegjencë.

Mirepo, edhepse ai respektohej në mesin e bashkëluftëtarëve të tij dhe konsiderohej i vlefshëm nga amerikanët, ai ngjallte frikë tek secili që guxontë ti vinte në dyshim veprimet e tia.

Në fund të dhjetorit të 2002, vëllau i Haradinaj, Dauti, u dënua nga gjykata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë me pesë vjetë burgim për pjesëmarrjen e tij në kidnapimin, torturimin dhe vrasjen e katër anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), të cilët ishin rivalë të UÇK-së gjatë konfliktit.

Pas luftës, Haradinaj u zgjodh zv.komandant i Trupave për Mbrojtjen e Kosovës (TMK), forcë kjo e krijuar sipas modelit të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, pas një kohe Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij dhe e themeloi partinë e tij politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK.

I rrjedhshëm në gjuhën frënge dhe angleze, politikani i ri la përshtypje të mira tek zyrtarët e huaj dhe gazetarët, dhe gjersa partitë tjera politike përqëndroheshin kryesisht në çështjen e pavarsisë, Haradinaj mbështeste rëndësinë e ndërtimit të rrugëve dhe shkollave.

Edhe pse shumica e respektonin të kaluarën luftarake të Haradinaj, partia e tij politike nuk gëzonte përkrahje të gjerë popullore, dhe mbetej e treta në distancë pas partisë së Rugovës Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe partisë së liderit të UÇK Hashim Thaçi, Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Ramushi nuk është njeri i politikës,” I tha IWPR një nga bashkëluftëtarët e tij në vitin 2000 kur Haradinaj hyri në skenën politike për herë të parë. “Kur flas me të, mund ta bëj të qesh një minutë, dhe ta bëjë të më vrasë minutën tjetër. Nuk mund të jesh emotiv në politikë.”

Në fakt, gjatë garës për zgjedhjet komunale në Kosovë në vitin 2000, temperamenti i Haradinaj shpesh dilte jashtë kontrollit. Haradinaj përfundoi në një përleshje fizike me ushtarët rusë paqeruajtës në një kalim kontroll.

Disa muaj më vonë, ai ndërmorri një veprim politik të gabuar edhe më të madh. Pasi disa nga rivalët e tij nga koha e luftës-familja Musaj-e konfrontuan babanë e tij duke kërkuar të dijnë se ku ishin familjarët e tyre të zhdukur, Haradinaj u zemërua tej mase.

Ai dhe disa nga përkrahësit e tij udhëtuan tek shtëpia e familjes Musa në fshatin Strellc në ora një të mëngjesit, u ngjitën mureve dhe e konfrontuan familjen. Një shkëmbim zjarri pasoi në vijim ku u përdorën edhe granata, dhe Haradinaj përfundoi i plagosur.

Pas incidentit, Haradinaj u bart me helikopter në bazën ushtarake amerikane në Kosovë, dhe më vonë u trajtua për plagë të shkaktuara nga granatat në një spital ushtarak amerikan në Gjermani. Më vonë, zyrtarët amerikanë në Kosovë do të akuzoheshin për ndërhyrjen e tyre në hetimet e Kombeve të Bashkuara të incidentit.

Në vitet që pasuan, stili i jetës së Haradinaj shkaktonte ngritje të vetullave në Kosovë. Ai u nda nga partnerja e tij finlandeze, u martua për së dyti dhe u vendos në një shtëpi luksoze në Prishtinë. Edhepse shtëpia thuhej ti ishtë dhënë nga miqtë e tij, shume shqiptarë të Kosovës e vështronin një gjë të tillë me dyshim.

Përkundër komenteve kontraverze, Haradinaj mbetej person i popullarizuar. Biografia e tij në dy pjesë në formë të intervistës së zgjatur u publikua nga një ndër shtëpitë botuese më të famshme në Kosovë, dhe ishte ndër librat më të shitur.

Në Kosovën perëndimore posaqërisht, ai gëzonte përkrahje besnike. “Ne kemi njerëz tjerë për politikë,” thonin fshatarët e rajonit të Dukagjinit. “Por nëse serbët kthehen, ne e kemi Ramushin.”

Pas zgjedhjeve të vitit 2005, AAK hyri në koalicion me partinë në udhëheqje LDK dhe Haradinaj u zgjodh kryeministër I Kosovës.

Emerimi i tij i zemëroi si serbët ashtu edhe diplomatët perëndimorë, shumica prej të cilëve i bënë thirrje Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të pengojnë emërimin e tij. Gazeta “The New York Times” kritikoi ashpër emërimin e tij në një editorial.

Mirëpo, Soren Jessen-Pettersen, shefi i Misionit të KB në Kosovë, refuzoi të intervenojë, duke deklaruar se, “Nëse unë do ti thoja Jo këtij emërimi, unë do ti thoja Jo demokracisë.”

Sipas të gjitha burimeve, pasiqë u emërua, Haradinaj dëshmoi të jetë një lider efektiv dhe dinamik.

Më 8 mars, pasiqë gjykata për krime të luftës pranë KB e konfirmoi aktakuzën kundër tij, Haradinaj e shpalli dorëheqjen e tij dhe u betua se do të udhëtonte për në Hagë të ndeshej me akuzat kundër tij.

Gjate dorëheqjes, Haradinaj thirri për qetësi dhe apeloi kundër protestave të dhunshme.

Marre me shkurtime nga IWPR

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY