Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shkoi me duar në xhepa në Samit”, PD: Rama refuzoi fondet e BE për rrugët që të vjedhë me koncesione

20/07/2019
“Shkoi me duar në xhepa në Samit”, PD: Rama refuzoi fondet e BE për rrugët që të vjedhë me koncesione
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja Grida Duma nga selia blu ka mbajtur një deklaratë për mediat, teksa ka folur për skandalin e PPP-ve dhe projekteve më koncesionet të cilat qeveria i ka kaluar në Kuvend.

Duma tha se Edi Rama refuzoi fondet nga BE për rrugët që të vjedhë me koncesione dhe projektin e PPP-ve “1 miliard euro”.

Ish-deputetja zbuloi se rrugët si Milot-Balldren, janë pjesë e autostradës Blu që u financua në samitin e Poznanit, por Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt.

“Me Ramën, 1 km tek Milot- Balldre paguhet 16 mln euro.  Në projektin e BE, 1 km rrugë është 1.2 mln euro. Këto kontrata korruptive do të anullohen. Çdo dëm i shkaktuar do të rikuperohet. Asnjë hap pas”,-u shpreh ish-deputetja.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRIDA DUMA

Shumëkush u habit sesi Edi Rama shkoi me duar në xhepa në Samitin e Poznanit për Ballkanin Perëndimor. Asnjë projekt me vete, asnjë kërkesë për fonde, por vetëm disa fotografë në kërkim të një fotoje me kancelaren Merkel.

Projekti më i rëndësishëm në samit ishte autostrada Adriatiko-Joniane, e gjatë 700 kilometra. Për këtë investim të rëndësishëm vendet e Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë, morën fondet nga Bashkimi Europian për të vazhduar ndërtimin e projektit.

Sipas të dhënave, pjesa e autostradës që lidh Kroacinë me Bosnjën, prej 335 kilometrash, do të kushtojë 430 milionë euro. Ndërsa Mali i Zi ka marrë 399 milionë euro për ndartimin e rrugës që e lidh me Bosnjën dhe Kroacinë.

Me rrugët Milot-Balldren, Thumanë-Kashar dhe Kashar-Rrogozhinë, Shqipëria është e përfshirë në këtë projekt gjigand infrastukture me 82 kilometra, por qeveria e Edi Ramës ka vendosur të mos marrë asnjë qindarkë nga Bashkimi Europian.

Arsyeja e vërtetë nuk është braktisja nga Europa, por korrupsioni i Edi Ramës.

Kryeministri i votave të vjedhura, nuk paraqiti asnjë projekt për financim në Poznan, sepse ai po zbaton në Shqipëri, projketin kriminal “1 miliard euro”, të cilin, tani të gjithë e njohin si vjedhje e buxhetit përmes PPP-ve, me projekte të tejfryra, të pastudiuara dhe të paracaktuara se kush i fiton.

Konkretisht, projektet e të treja rrugëve kanë një kosto totale 1.3 mld euro për 82 km rrugë. Krahasimisht, 1 km rrugë me projektin PPP të Edi Ramës kushton 16 mln euro, ndërsa me projektin e Bashkimit Europain, kosto për 1 km rrugë është 1.2 milion euro.

Dallimi është i frikshëm dhe tregues se përse qeveria ngulmon të ndërtojë këto rrugë përmes një skeme hajdutërie si PPP dhe të mos paraqesë projekte për financim nga Bashkimi Europian.

Kur qeveria lançoi dy vite më parë programin 1 mld euro të PPP, Partia Demokratike e quajti këtë një skeme të Pastrimit të Parave të Pista, duke e ditur që do të arrinim në këtë nivel të grabitjes së shqiptarëve dhe të nxjerrjes jashtë tregut të biznesit të ndershëm.

Shqetësimi për rrezikshmërinë e lartë të PPP-vë të Edi Ramës u shpreh qartë pak ditë më parë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar

Këto kontrata korruptive do të anullohen dhe do të jenë pjesë e paketës antikorrupsion që Partia Demokratike do të zbatoje ditët e para në qeverisje.

Këto kontrata do të jenë subjekt i Ligjit Antimafia, bashkë me një listë kontratash abuzive, të denoncuara nga Partia Demokratike.

Çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rikuperohet.

Asnjë hap pas në luftën kundër korrupsionit! Asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës!

Tags: buxhetigrida dumaRamareagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.