Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha paralajmëron operacion në gjithë vendin: Ja si PD do u kthejë paratë shqiptarëve

19/07/2019
Basha paralajmëron operacion në gjithë vendin: Ja si PD do u kthejë paratë shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryedemokrati Basha ka treguar para gazetarëve platformen e PD-së nga e cila synohet kthimi i parave të vjedhura tek shqiptarët.

Basha ka paralajmëruar një operacion të gjerë në Shqipëri, ku në fokus do të jetë hetimi, zbulimi dhe ndëshkimi i  të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

‘Për qeverisjen e PD-së dhe të opozitës, që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë”,-u shpreh Basha.

Ky operacion do të përfshijë:

oKrijimin e një kuadri ligjor radikal kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.

o Hetimin dhe ndëshkimin e gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licensimeve publike.

Prioriteti ynë do të jetë:

o Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta.

o Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike.

o Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike

Çdo kontratë konesionare, çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale dhe do të hetohet pa asnjë përjashtim.

Çdo ent dhe kompani private, çdo person privat dhe publik, i përfshirë në hartimin dhe miratimin e këtyre kontratave, nga juristët e thjeshtë deri tek kryeminsitri, do t’i hetohet pasuria dhe të ardhurat, pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe kudo që t’i ketë.

Cfarë do të përfshijë hetimi?

Hetimi ynë do të përqendrohet te paraja.

o Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.

o Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.

Basha: Ne do të hetojmë paratë dhe pasurinë e të gjithë atyre që janë përfshirë në një mënyrë apo tjetër në këto koncesione kriminale.Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm.Ata ish-ministra, ish-sekretarë të përgjithshëm, ish-drejtorë etj, që janë larguar, mbasi mbushën xhepat, dhe që sot po investojnë në biznese, në vila, në luks, në restorante, nuk kanë për të shpëtuar.

Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do të jetë prioritet absolut.

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare në Qipro, në Singapor apo në Ishujt Kajman dhe kudo, paratë që kanë përfunduar në vila në Romë dhe në Nju Jork, do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

Nga ana tjetër Basha ka treguar kolonat e platformës antikorrupsion, ku sipas tij politikanët me pranga në duar janë kontributi më i rëndësishëm për mirëqeversjen.

Basha tha se lufta kundër krimit, trafikut të drogës dhe korrupsionit ka qenë prioritet kryesor i PD-së.

Ndërkohë, Basha njoftoi se po harton, që tani, disa ligje për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave si më poshtë:

· Një ligj për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit, i cili do të parandalojë investimin e parave të krimit në ekonomi, përmes çdo forme, nga ndërtimet tek veprimet financiare. Kjo do të përfshijë si paratë e trafiqeve, edhe paratë e korrupsionit apo krimeve ekonomike.

· Një ligj për pergjegjësinë civile të personave privatë dhe bizneseve për dëmet nga korrupsioni. Qytetarët do të kenë mundësinë të hedhin në gjyq civil për kompensim çdo zyrtar që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe çdo kompani të përfshirë në akte të tilla. 130 milionët e Beketit t’i paguajë Edi Rama me shërbëtorët e tij në shtet dhe jo qytetarët. Paratë dhe asetet e kompanive të paguajnë për paratë e humbura.

· Një paketë të tërë ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë. Politikanët dhe punonjësit publikë nuk do të mundin të blejnë dot as një kostum e jo më vila dhe makina të shtrenjta apo shkollime jashtë vendit për fëmiëjt e tyre pa u hetuar për burimin e parave.

Tags: BashagrabitjakoncesionePDPlatforma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.