“Do më vrasin si Artan Cukun”, gazetarja paralajmëron ekzekutimin e agjentit të...

“Do më vrasin si Artan Cukun”, gazetarja paralajmëron ekzekutimin e agjentit të infiltruar të policisë

228
0
Shares

Gazetarja Anila Hoxha ka bërë një denoncim ku shprehet se agjenti i infiltruar i policisë ka frikë nga një vrasje e mundshme.

Ajo shkruan frikërat që e kanë pushtuar agjentin e identifikuar si Gjergji, se ka shumë mundësi që ta ekzekutojnë si Artan Cukun, të cilin e vranë në hyrjen e pallatit ku banonte. Ajo tregon se ai ka mbajtur tjetër identitet, është bërë një me kriminelët vetëm që të zbulojë ngarkesat me drogë dhe të binin në pranga dhjetëra trafikantë dhe kriminelë.

Por tashmë Gjergjin e kanë larguar nga detyra me preteksin “Për shkurtim të funksionit organik”, dhe ai po pret që ta ekzkutojnë.

Ashtu si Tan Cuku që pastaj e shpallën dëshmor më pas. Të gjithë ne e dinim që Tani ishte mjaft i kujdesshëm pasi e hodhën në rrugë, por të gjithë pritëm si sehirxhinj deri sa ta vrisnin,”– shkruan ndër të tjera gazetraja Anila Hoxha.

Statusi i gazetares Anila Hoxha

“Do më vrasin, do më vrasin si Artan Cukun. Kam blerë një armë për të cilën jam pajisur me leje, kushdo që të vijë për tmë vrarë, njërin prej tyre do ta marr me vete”. Ky është parashikimi i zymtë i Gjergjit , njërit prej agjentëve të infiltruar, një ndër më të mirët që ka patur Policia e Shtetit. Gjergji , të cilin mjaft trafikantë droge e njohin me emrin tjeter sic autoritetet e kishin pajisur me dokumente, pret ditën se kur do ta zbulojnë. Nga 11 vite në polici, shumicën e tyre e kaloi si agjent undercover, ose agjent I mbuluar. Dhjetra aksione në të cilat ai u shtir si trafikant droge për llogari të drejtësisë në mënyrë që të zbulonte ngarkesa që me pas janë sekuestruar , kriminelë që me pas janë arrestuar.

“Më dhanë identitetin tjetër, operoja nën atë identitet te dyte, për mos ta harruar mora emrin e shokut të fëmijërisë. Jam ulur në një tavolinë me trafikantë të dëgjuar, kam ngrënë bukë në shtëpinë e tyre. Kur isha i inflitruar sillesha si ata, bëja si i fortë, vishesha shtrenjtë si ata, mbaja makina të shtrenjta.., është e vështirë të ta shpjegoj. Kisha një parim, të mos isha asnjëherë agjent provokator dhe gjithmonë e kam larguar nga rreziku informatorin. Kur vinte casti për të blerë ngarkesat, përherë me vendoseshin në dispozicion shumë vlera monetare të cilat ishin të sigluara dhe në funksion të aksionit”

Por pavarësisht kontributit , Gjergji është larguar nga detyra me argumentin më paradoksal. “Për shkurtim të funksionit organik”. Eshtë 33 vjec dhe ka dalë në reform, pasi kishin luajtur ping pong me të, nga undercover njëri nga shefat e hodhi polic objektesh, pastaj e kthyen sërisht tekj hetimi i grabitjeve të dhunshme, pastaj patrullë , pastaj under cover dhe se fundmi ne Kombinat. Për të qarë e për të ulëritur. Një agjent under cover. Një agjent i lindur për të qënë i tillë. U spikat që në akademi nga të huajt , mes të cilëve atë dhe disa si ai I trajnuan anglezë e gjermanë se si undercover shqiptar të fuste trafikantët në kurthin e ligjit. Mes tyre Alan Ëatson, Sean Mcgoëan dhe Roderik Mckenzie.

E crëndësi ka e gjitha kjo. Gjergji, vetëm 33 vjec ka dalë në reformë, pasi e hodhën degë më degë e cep më cep. Por as kjo ska rëndësi. Të paktën askujt që duhet të shqetësohej nuk shqetësohet.

Ajo që ka rëndësi është se Gjergji thotë që po pret ta vrasin. Ashtu si Tan Cuku që pastaj e shpallën dëshmor më pas. Të gjithë ne e dinim që Tani ishte mjaft i kujdesshëm pasi e hodhën në rrugë, por të gjithë pritëm si sehirxhinj deri sa ta vrisnin

Telendisja e Gjergjit sa në policinë e objekteve dhe të Kombinatit nisi menjëherë sapo goditi një trafikant heroine, ndërsa më pas ulje ngjitjet i pati pjesë të punës dhe përditshmërisë edhe për shkak të temperamentit të tij por edhe një konflikti në të cilin ai mbeti i plagosur. Pa diskutim që në ditë të tilla pati lavdine e tij si agjent i mbuluar ku pas cdo aksioni ai shikonte rezultatet nga kendi I një të panjohuri. Gjergji këmbendul se polic nuk të bën rroba. Dhe ka të drejtë. Për tu bërë një polic I tillë si ata që kemi parë në filma, Gjergji I doli së pari kundër familjes së tij, familje mjekësh. I ati, një doktor I njohur në Vlorë e dërgoi djalin e vetëm në Itali, ku Gjergji përfundoi Liceo Classico. Përkundër pritshmërive Gjergji ja tha troc familjes endrrën dhe ambicien e tij.

“Enderra ime ka 5 pesë gërma… POLIC “

Ai është zotërues I 3 gjuhëve anglisht, greqisht dhe italisht. U diplomua shkelqyeshëm. Por kjo ska rëndësi.

Ai ishte një agjent undercover. Ai ishte një polic I mirë. As kjo ska rëndësi

Ai mund të zgjidhte një të ardhme të sigurtë, ai mund të jetonte kudo. Por kjo ska rëndësi….

Gjergji parashikon se do ta vrasin. Dhe për këtë ka marrë një armë me leje. Se shteti që I shërbeu e ka hedhur lakuriq në duar të kriminelëve që po e kërkojnë. Kjo ka rendesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY