Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë, njëri kreu i grupit të strukturuar, ja akuzat e rënda për ngjarjet kriminale

18/07/2019
Arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë, njëri kreu i grupit të strukturuar, ja akuzat e rënda për ngjarjet kriminale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të rrezikshëm në kryeqytet, pasi akuzohen për një sërë veprash të rënda penale.

Njëri prej të arrestuarve dyshohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal. Policia tha se dy personave iu janë sekuestruar edhe armë zjarri, gjatë kohës që janë sekuestruar në flagrancë.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet operacioni policor “VERSACE”.

Arrestohehen dy shtetas, njëri prej tyre kreu i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale.

Sekuestrohen tre armë zjarri dhe municion luftarak.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një presoni të kërkuar, kreu i një grupi të strukturuar kriminal dhe pas një pune të mirë organizuar, nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Lezhë, u finalizua me sukses Operacioni Policor “VERSACE”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. S., 37 vjeç, banues në Tiranë;
Xh.M., 35 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë;

Operacioni u zhvillua në lagjen “Demokracia“ në Qytetin e Mamurasit, ku në momentin e kapjes, shtetasve A.S dhe Xh.M, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë.

Për shtetasin A. S., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Penal të vitit 2017 ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg” për veprën penale ” Vrasja në rrethana të tjera të cilesuara” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Po kështu shtetasit A.S., i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në cilësinë e provës matëriale u sekuestruan 3 armë zjarri, 75 fishekë luftarak, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të kryer nga shtetasi A.S dhe grupi kriminal që ai drejton.

Matërialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/673393136417847/

Tags: arrestoperacionpoliciatirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.