Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk gjetëm dot një kandidat më të përshtatshëm”, Meta propozon tjetër emër për kryetar të KLSH-së

17/07/2019
“Nuk gjetëm dot një kandidat më të përshtatshëm”, Meta propozon tjetër emër për kryetar të KLSH-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Ilir Meta ka vendosur t’i propozojë Kuvendit një tjetër emër për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Meta propozon për kryetar të KLSH-së Petraq Milon.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi bën me dije se ditën e sotme do t’ja dërgojë propozimin e tij Kuvendit nga i cili pritet miratimi. Në njoftim sqarohet nga Presidenca se nuk është gjetur kandidat më i përshtatshëm.

Theksojmë se Milo ka qenë ish-këshilltar i Sali Berishës në kohën e qeverisjes nga 2005-deri në 2013.

Njoftimi i Tedi Blushit:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si kandidat për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prof. Dok. Petraq Milo.

Prof. Dok. Petraq Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.

Përvoja e tij akademike, brenda dhe jashtë vendit, si edhe bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje.

Presidenti Meta falënderon edhe njëherë kandidatët e mëparshëm të propozuar prej Tij për postin e kryetarit të KLSH-së, znj.Vitore Tusha dhe z.Bahri Shaqiri, të cilët pranuan kandidimin e tyre, dhe është i bindur edhe sot në integritetin e lartë të tyre për drejtimin e KLSH.

Presidenti Meta duke qenë i bindur në drejtësinë e vendimit të Tij, pasi ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për kryetar i KLSH-së, nuk gjeti dot një kandidat më të përshtatshëm dhe me kaq eksperiencë të gjithanshme, si Prof. Dok. Petraq Milo, për të përmbushur me profesionalizëm dhe dinjitet këtë detyrë tepër të rëndësishme kushtetuese.

Presidenti Meta do t’ja dërgojë brenda ditës së sotme propozimin e tij Kuvendit, me besimin e plotë se do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe përgjegjshmëri, që KLSH të funksionojë në mënyrë plotësisht kushtetuese e ligjore.

Në janar Kuvendi rrëzoi me 77 vota pro dekretin e Presidentit Ilir Meta për kreun e KLSH-së. Presidenti Meta propozoi atëherë Bahri Shaqirin për kreun e KLSH-së.  kandidaturë u rrëzua edhe  nga Komisioni i Ekonomisë. 

Tags: emriIlir Metaklshpropozimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

13/02/2026
VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

13/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.