Organizim i ri në PS, Ja ndarjet e reja

Organizim i ri në PS, Ja ndarjet e reja

132
0
Shares

PS ka bërë një ndarje të re në strukturat e saj në 12 qarqet e vendit. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit tē Kryesisë së PS-së.

Kryeministri Edi Rama ka marrë vetë në dorë qarqet e veriut të vendit. Rama është në rolin e koordinatorit për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër ku deri tani ka pasur emra të tjerë nga PS që kanë koordinuar strukturat e PS.

Po kështu në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla të marrë nën koordinim katër qarqet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Korçës.

Ndërkohë është vendosur që kreu i Kuvendit dhe një nga figurat më të vjetra në PS, Gramoz Ruçi të shërbejë si koordinator për Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën. Në takim janë zhvilluar diskutime për organizimin e strukturave të Partisë Socialiste në këto qarqe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY