FOTO/ Kjo eshte 25 vjecarja qe u mbyt sot ne Holte

FOTO/ Kjo eshte 25 vjecarja qe u mbyt sot ne Holte

380
0
Shares

Eshte oublikuar foto e 25-vjecares, Desantila Sollaku e cila u mbyt pasditen e se dielës në kanionin e Holtës ndërsa 6 persona të tjerë janë shpëtuar.

Shkak për këtë ngjarje është bërë vërshimi i fuqishëm i ujërave të lumit nga shirat.

Në momentin e vërshimit të ujërave brenda në kanion ishin 105 persona të cilët kishin ardhur në disa grupe.

Ndersa pjesa më e madhe e turistëve arritën që të dilnin me shpejtësi, 7 prej tyre i mori rrjedha e fuqishme e ujit, mes të cilëve edhe 4 fëmijë, të cilët u shpëtuan. Luftën me dallgët dhe ujin e rrëmbyeshëm në kanion arritën që ta fitonin edhe i ati dhe vëllai i 25-vjeçes, Dritan dhe Denis Sollaku, ndërsa Desantila fatkeqësisht jo.

Holta njihet si zonë me prurje të menjëhershme, aq më tepër verës. Edhe pse është një nga bukuritë natyrore dhe shumë të vizituara në këtë zonë mungon infrastruktura, por edhe informacioni për turistët sesi duhet të veprojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY