Ambasadorja e. Frances: Zgjedhjet e 30 qershorit te cuditshme, por ka edhe...

Ambasadorja e. Frances: Zgjedhjet e 30 qershorit te cuditshme, por ka edhe nje problem tjeter

467
1
Shares

Votimet e 30 Qershorit nuk njihen si serioze dhe aq më pak si proces demokratik nga Franca. Ambasadorja franceze Christina Vasak ka zgjedhur festën kombëtare  të Francës për të shrpehur distancimin e shtetit të saj nga 30 qershori.

Duke surprizuar të ftuarit në festën kombëtare për qëndrimin e hapur e të pazakontë për ceremonintë tilla, ambasadorja franceze tha “se më 30 Qershor, qeberia zhvilloi “zgjedhje të çuditshme lokale”.

Ky qëndrim jo mbështetës për vendimin e qeverisë për të bërë zgjedhje pa opozitën është një parlajmërim indirekt se në Tetor, nga Frqmca nuk mund të pritet një vendim pozitiv për nisjen e negocuatve më Shqipërinë.

Ambasadorja franceze, në një fjalim atipik për një ceremoni festive të Ditës Kombëtare të Frances, ka vendosur giahtin në plagën tjetër të madhe të Shqiëlrisë, emigrimin e rinisë.

“Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të ikin. Kam vënë re që kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë situatë. Shumë të rinj nga e gjithë Europa lëvizin, por, ndryshe nga të tjerët, të rinjtë shqiptarë nuk duan të kthehen më në vendin e tyre. Kjo nuk është diçka e mirë”-u shpreh ambasadorja e Francës.

Deklarimet e ambasadores së Francës në Tiranë vijnë në 230 vjetorin e Revolucionit që predikoi “liri-barazi-vëllazëri” dhe tregojnë jo vetëm qendrimin e diplomacisë perëndimore për farsën e 30 qershorit, por edhe pamundësinë e diplomacisë së Parisit që të pranojë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, sa kohë në Tiranë do të ruhet status-quo-ja, pra, do të mbetet e njëjta qeverisje. Syri.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY