Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vorë, ku një 62-vjeçar ka goditur me sëpatë fqinjin e tij, duke i shkaktuar për pasojë plagë të rënda.
Sipas njoftimit të Policisë, 62-vjeçari është konfliktuar me fqinjin për shkaqe pronësie dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ka marrë sëpatën dhe e ka sulmuar.
I plagosuri është dërguar menjëherë në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa agresori është vënë në pranga.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/