Goditet një rast i tentativës për kultivimin e lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar. Policia e Tiranës ka sekuestruar 60 fidanë kanabis në Ndroq. Në pranga kanë rënë dy vëllezër, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe kryeplakun e fshatit.
“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Lugina 2”,njofton policia.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq
– T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq
U shpall në kërkimdhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit:
– E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).
Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi:
– S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.
Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis tē kultivuara në tokë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/