Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush janë dy komedianët rusë që trazuan Ballkanin me telefonata, dyshime për agjenturë

13/07/2019
Kush janë dy komedianët rusë që trazuan Ballkanin me telefonata, dyshime për agjenturë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ai nuk është më president i Ukrainës, por një dyshe prankerash rusë e imitojnë Petro Poroshenkon, kësaj here përmes një telefonate në Maqedoninë e Veriut. Ka dyshime, se kush qëndron pas këtyre telefonatave false.

Një dyshe humoristësh (pranker) rusë, për të cilët supozohet se bashkëpunojnë me shërbimet sekrete, kësaj here pati në shënjestër Maqedoninë e Veriut. Prankerat rusë Leksus dhe Vovan, Vovan, Vladimir Kusnezov, Aleksej Stoljarov, e kanë kthyer Petro Poroshenkon në shënjestër të shakave ruse në telefon, duke i telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Një ditë në gusht 2018 bie zilja e telefonit të Zoran Zaevit. Një zë burri e përshëndet atë në anglisht me një theks europiano-lindor. “Zoti president, Ju jeni??” pyet Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, që dikur quhej Republika e Maqedonisë. “Po, unë jam. Shpresoj, që moti është i mirë në Maqedoni”, përgjigjet zëri. Zaev mendon, se është duke folur me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko. Por në fakt ai flet me prankerat rusë, që e quajnë veten Vovan dhe Leksus e në të vërtetë janë Vladimir Kusnezov und Aleksel Stoljarov.

Pranker janë njerëzit, të cilët në telefon paraqiten si dikush tjetër për ta vënë në lojë bashkëbiseduesin. Kjo bisedë e regjistruar dhe dy telefonata të tjera me Zaevin, të regjistruara me gjasë në shkurt dhe prill 2019, të dy rusët i publikuan në youtube më 8 korrik.

Ukrainasit dhe amerikanët nga SHBA-ja si objekte humori

Regjistrimi dëgjohet mirë dhe menjeherë pas fjalëve të kortezisë lidhur me motin „Poroshenko” kalon tek “agresioni rus”, që „ka mbërritur tashmë“ edhe në vendin e Zaevit. Ai përmend zhvillimet në Greqi, me sa duket për të zgjuar besimin, ose për të marrë ndonjë vlerësim për gjendjen. Asokohe, verën 2018, Greqia dëboi diplomatët rusë nga vendi. Akuza ishte: Tentativë për të penguar përmes ryshfetit marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit për emrin e vendit. Marrëveshja megjithatë më vonë hyri në fuqi.

Në mediat ruse, që kanë raportuar këto ditë për telefonatën e rreme, as që përmendet episodi në fjalë. Në vend të kësaj ato fokusohen në faktin, që dy rusë sërish e kanë vënë në lojë Poroshenkon duke bërë që ai të duket si i mefshët. Sipas tyre “Poroshenko” i ka treguar Zaevit, se ka lidhje me Aleksandrin e Madh.

Vovan dhe Leksus, të dy në fillim të 30-ve në moshë, janë të njohur për një publik të gjerë në Rusi qysh nga viti 2014, viti kur u realizua aneksimi i Krimesë. Ata kanë vënë në lojë njerëz nga fusha e sportit, politikës dhe spektakleve, por shënjestra numër një e tyre ka qenë presidenti Poroshenko, i pasuar nga ish-kryeministri ukrainas Arsenij Jazenjuk. Ata madje ia kanë dalë që të telefonojnë edhe me senatorin John McCain, që ndërkohë ka ndërruar jetë, me të ngarkuarin e posaçëm për Ukrainën Kurt Volker ose edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Dyshime për bashkëpunim me shërbimet sekrete

Përzgjedhja e viktimave, fakti, që politikanët rusë në përgjithësi nuk ngacmohen prej tyre, fakti që ata kanë akses tek numrat e telefonit të politikanëve të nivelit të lartë, kanë bërë që ndaj dyshes së prankerëve rusë të lindin dyshimet, se punojnë për shërbimet sekrete ruse. Këtë dyshim e ka shprehur edhe Svjatoslav Zeholko, zëdhënësi i shtypit i presidentit Poroshenko. Kjo pasi në vitin 2016 të dy prankerat janë përpjekur që New Your Times të botojë një intervistë te rreme me Poroshenkon. Por reporterët e kësaj gazete pyetën zyrën e shtypit të presidentit dhe gënjeshtra doli në pah. Zeholko akuzoi për këtë shërbimet sekrete ruse. Prankerat Vovan dhe Leksus e mohuan këtë.

Si ra Elton John viktimë e prankerave rusë

Prankerat e tepruan me lojën e tyre edhe për Kremlinin. Në shtator 2015 Vovan (Kusnezov) duke u paraqitur si Vladimir Putin i telefonoi këngëtarit britanik Elton John, që e ka pranuar homoseksualitetin e tij. Popstar e konsideroi si të vërtetë telefonatën dhe bisedën miqësore me Putinin e bëri publike në llogarinë e tij në Istagram. Ai e pati falënderuar presidentin rus që angazhohet për çështjet e LGBT dhe i pati propozuar një takim personalisht. Kremlini u detyrua të reagojë. Putini i vërtetë i telefonoi Elton John-it dhe i shprehu keqardhjen për këtë „telefonatë të djemve“, sikurse i quajti ai prankerat.

Arsyeja se përse të dy ata sërish vënë në lojë Poroshenkon, ndonëse ai nuk është më në post që prej dy muajsh, nuk është e qartë. Ndoshta këtu luan rol edhe fakti, që më 21 korrik në Ukrainë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe prej nga parashikohet që partia e Poroshenkos të jetë një ndër forcat më të mëdha opozitare.

Nga Deutsche Welle

Tags: Humoristetmaqedonia e veriuttelefonata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.