Gjenden 22 amfora në bregdetin shqiptar, i përkasin një anije të mbytur...

Gjenden 22 amfora në bregdetin shqiptar, i përkasin një anije të mbytur në lashtësi

210
0
Shares

Një projekt i përbashkët arkeologjik shqiptaro-amerikan ka konkluduar në gjetjen dhe zbulimin e disa amforave 2,500 vjeçare, të cilat mund t’i përkasin një anije të mbytur në lashtësi.

Anija kërkimore Hercules e Fondacionit Nautical RPM tha të premten se i kishin gjetur 22  anforat në shtratin e detit Jon pranë gadishullit të Karaburunit.

Arkeologu Mateusz Polakowski tha se ata besojnë se amforat e llojit korintas datojnë në mes të shekullit të 7-të dhe të 5-të, para Lindjes së Krishtit.

Që nga viti 2004, RPM ka eksploruar shtratin e detit të Shqipërisë për anijet e vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore.

Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, me fonde të pakta për ruajtjen e saj nga qeveria e një prej kombeve më të varfra të Evropës.

Burimi: NYPost

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY