Astrit Patozi ndërmerr hapin tjetër, Bindja Demokratike padit KQZ-në

Astrit Patozi ndërmerr hapin tjetër, Bindja Demokratike padit KQZ-në

121
0
Shares

Bindja Demokratike ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Shkak janë bërë zgjedhjet e 30 qershorit. BD kërkon pavlefshmërinë në 76 Qendrat e Votimit të Kurbinit.

Përfaqësuesit e BD me në krye Astrit Patozin, pretendojnë se 30 qershori ka qenë një proces i cunguar që çoi në deformimin e votës. Që në fillim ata kanë bërë një kërkesë që të kishin komisionerët dhe numëruesit e tyre, por kjo i është refuzuar nga KQZ, duke ia kaluar shoqërisë civile.

Kjo është padia e parë në Kolegjin Zgjedhor pas zgjedhjeve të 30 qershorit.Kujtojmë se KZ refuzoi dhe 14 ankesat e BD, e cila kerkonte rishikimin të kutive të votimit pasi pretendonte se votat ishin manipuluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY