Mblidhet sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit

Mblidhet sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit

91
0
Shares

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do mblidhet ditën e sotme, për të zhvilluar mbledhjen e parë lidhur me kërkesën e deputetëve socialistë.

Ky komision pritet të vendosë për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.

Pas dekretit të Metës, disa deputetë të Partisë Socialiste kërkuan ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Kërkesa e tyre u miratua në Kuvend, gjatë seancës të së hënës, me 101 vota pro dhe 6 kundër.

Socialistët kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke dekretuar 13 tetorin si datë për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY