Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Këmbanë alarmi”, Ish-deputetja citon raportin e DASH: Shqipëria vuan nga mentaliteti anti-biznes

11/07/2019
Tabaku fton shqiptarët që bojkotuan 30 Qershorin: Protestoni me ne
Share on FacebookShare on Whatsapp

Duke cituar raportin e fundit të DASH, ish-deputetja Jorida Tabaku analizon se situata në vend është mes problemeve të shumta.

Tabaku thekson një sërë problematikash që ka vendi ynë, duke përfshirë korrupsionin, presionin politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë i ligjeve si dhe kalimi i ligjeve që janë kontradiktore.

Tabaku thotë se DASH përmend se qeveria Shqiptare miraton shpesh ligje të vështira në interpretim ashtu që ajo të ketë mundësi për të larguar bizneset duke favorizuar ato që i interesojnë asaj.

Sipas saj, njëkohësisht dhe bizneset e huaja citojnë se qeveria ndërhyn tek ato për të detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë.

Postimi i Jorida Tabakut:

Ndërkohë që vendi lëngon në thatësirën ekonomike dhe të investimeve të huaja, raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit raporton arsyet se përse ne vuajmë. Në raport shkruhet se shkaqet janë korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste.

Raporti citon problemet që po has Shqipëria me projektet PPP që në shumicën e rasteve janë të pastudiuara dhe jo të konsultuara siç duhet. Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe e drejta e pronës, në raport thuhet se pronarët nuk marrin pronat e tyre të tjetërsuara nga regjimi komunist. Ndërkohë që citon që edhe shumë shqiptaro-amerikanë nuk i marrin dot pronat apo dëmshpërblimet për pronat e sekuestruara nga regjimi komunist. Shumë prej investorëve amerikanë janë larguar nga Shqipëria si pasojë e këtyre problemeve jetike për biznesin dhe investitorët.

DASH përmend se qeveria Shqiptare miraton shpesh ligje të vështira në interpretim ashtu që ajo të ketë mundësi për të larguar bizneset duke favorizuar ato që i interesojnë asaj. Njëkohësisht bizneset e huaja citojnë se qeveria ndërhyn tek ato për të detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë.

Megjithëse këto tema janë prekur vazhdimisht nga opozita, qeveria ka këmbëngulur që të paraqesë një realitet tjetër. Kryeministri krenohet për rritjen e investimeve të huaja ndërsa raporti i DASH nënvizon se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Një përshkrim shumë i saktë për qeverinë Rama e cila vazhdon të këmbëngulë në rrugën e gabuar ekonomike.

Raporti është një këmbanë alarmi drejtuar një qeverie dhe mazhorance që ka vendosur t’i shkojë deri në fund rrugës së verbër të koncesioneve klienteliste, tenderave për oligarkët dhe thatësirës së IHD-ve. Sado ligje gjoja pro-investitorë të votojë kjo mazhorancë, fryma anti-biznes e kësaj qeverie do të jetë përherë pengesë dhe barrierë për investitorët e huaj në Shqipëri. Nga shtatori 2013 në Shqipëri nuk ka ardhur asnjë investim i huaj direkt, kryeministri Rama dhe gjithë ministrat e tij janë krenuar me atë çfarë trashëguan nga qeverisja demokratike.

Opozita zotohet që do të zhbëjë këtë mentalitet anti-biznes, që sulmon investitorin e huaj. Premtimi jonë nuk është vetëm ulja e taksave por edhe krijimi i gjithë kushteve politiko-ekonomike në favor të IHD-ve, për të rikthyer Shqipërinë në një konkurente të denjë në rajon.

Raporti i plote gjendet ketu

KLIKO

Tags: dashjorida tabakuraportishqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.