Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha:Beteja e PD për të bërë realitet ndryshimin që i jep fund tranzicionit

11/07/2019
Basha:Beteja e PD për të bërë realitet ndryshimin që i jep fund tranzicionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot në Selenicë me strukturat partiake në këtë bashki, e cila drejtohet nga Përparim Shaneti i Partisë Demokratike. Duke e konsideruar të pavlefshëm, antikushtetues dhe antilgjor farsën e 30 Qershorit, kreu i opozitës tha se “Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës”-u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se demokratët duhet t’i shërbejnë mesazhit më të madh që dha 30 Qershori: 85 perqind e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. “Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar”- tha kreu i opozitës. “Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, – shtoi Basha, – por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”

Në Selenicë, lideri i opozitës vuri në dukje rëndësinë jetike për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë, në mënyrë që Partia Demorkatike të fitojë besimin e sa më shumë votuesve që refuzuan regjimin e Edi Ramës në 30 Qershor. Zoti Basha theksoi se fokusi kryesor duhet të jetë tek biznesi i vogël për t’i shpjeguar atij ndryshimin që vjen me qeverisjen e vendit nga PD për ringritjen e tyre përmes uljes së taksave dhe sjelljes së administratës tatimore.
Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.
• “Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit,
• 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël
• Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër,
• Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”.

Tags: Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bardhi tregon shënjestrën tjetër të opozitës pas Parlamentit

Titull: Rama “pastron” fushën për të enjten, Bardhi dhe Balliu përjashtohen nga Parlamenti

09/03/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE! Ky ishte një sulm direkt ndaj qytetarëve shqiptarë

09/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa mungon në seancën në GJKKO, avokati: Është shtatzënë dhe mjeku i ka ndaluar të paraqitet

09/03/2026
Mentor Cuku emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Mentor Cuku emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bardhi tregon shënjestrën tjetër të opozitës pas Parlamentit

Titull: Rama “pastron” fushën për të enjten, Bardhi dhe Balliu përjashtohen nga Parlamenti

09/03/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE! Ky ishte një sulm direkt ndaj qytetarëve shqiptarë

09/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa mungon në seancën në GJKKO, avokati: Është shtatzënë dhe mjeku i ka ndaluar të paraqitet

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.