Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vasili me rezerva për komisionin hetimor ndaj Metës: Zero vlerë, ja arsyeja

10/07/2019
Meta thërret në zyrë dy ministra të LSI dhe Vasilin pas takimit me Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, e konsideron komisionin hetimor të ngritur për presidentin Ilir Meta, si të pavlerë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili thotë se diskutimet që kryhen nga deputetët janë të paligjshme, pasi nuk ka asnjë ngjarje juridike qe të mund të trajtohen juridikisht.

Vasili sjell ketu dhe shembujt e Nnishanit apo presidentëve të tjerë, për të treguar se në fakt e gjitha po bëhet për interesat e njërës palë.

“Komision hetimor per Presidentin, nje kalbesire kriminale me zero vlerë.Komision hetimor eshte i vdekur eshte nje kalbesire kriminale sepse juridikisht është zero dhe moralisht është më pak se zero.

Juridikisht zero sepse mblidhen të diskutojnë ndërkohë që janë në një paligjshmëri të plotë.Dekretet e Presidentit janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.

Momenti në të cilin Presidenti Ilir Meta veproi me dekretin e tij është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e evitimit të konfliktit kritik civil, të qetësimit të situatës dhe krijimit të hapësirës për dialog.

Por si veprim juridik ishte dhe mbetet thjesht një precedent si gjithë të tjerët me pare.

Një precedent që e ka aplikuar ne menyre korrekte Presidentet Nishani dhe Moisiu në funksion të situatës.

Pra s’ka asnjë ngjarje juridike, dhe juridikisht nuk ekziston asgje.Komisioni Hetimor është zero. Materia juridike me dispozicion te tij është më pak se zero, sepse cdo te bejne do të hetojnë të gjitha precedentët e shtyrjes së zgjedhjeve?

Apo shtyrjet e zgjedhjeve që i interesojnë Edi Ramës janë të ligjshme ndersa te tjerat jo!?

Presidenti Bujar Nishani me shumë të drejtë ka shtyrë zgjedhjet e vitit 2017,edhe ato të përgjithshmet edhe ato lokale. Lokalet u shtynë me një muaj e gjysmë në Kavajë, nga 7 maji më 25 qershor 2017. Ndërkohë zgjedhjet e përgjithshme nga 18 qershori më 25 qershor 2017.

Po kur u shtynë zgjedhjet në vitin 2007 kur ishte vete Edi Rama kandidat për Bashkinë e Tiranës, apo ato ishin te ligjshme se i interesonte atij?

Materia juridike e komisionit pra nuk ekziston,eshte zero.Moralisht eshte me pak se zero.

95% e shqiptarëve jane kundër ketij komisioni, sepse ata, që drejtojnë kete komision jane nen akuze se kanë vjedhur vota duke u bere njesh me krimin, kanë manipuluar pushtetin per vota, u kanë bërë kërcënime njerëzve dhe falë Bild-it dhe Zëri të Amerikës u njoh boterisht dhe hapur krimi zgjedhor i tyre dhe cdo shqiptar i degjoi me veshet e tij se cfare jane keta.

A kanë moral të flasin për paligjshmëri keta bandite?Ata janë fshehur pas potureve te një prokuroreje të përgjithshme të kapur dhe nuk vihen para drejtësisë,por edhe kjo është thjesht një çështje kohe,te cilen do ta zgjidhe presioni popullor që do të jetë i pandalshëm dhe qe nuk do te fale. Dosjet 184,339 dhe tashme edhe dosja gjigande e 30 qershorit do te gjykohen nje per nje pa asnje tolerance.

Pra me pak fjalë nuk ka ndodhur asgjë në Parlament me kete komision hetimor,vetëm se banditizmi politiko-elektoral ne veprim,po thellon fajin e rende qe tashme peshon shume fort mbi te”,-shkruan Vasili.

Tags: komisioniLSImetapetrit vasilireagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.