Durrës/ Kapet shqiptari në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 13 vite burg

Durrës/ Kapet shqiptari në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 13 vite burg

218
0
Shares

Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombetar u arrestua në Durrës.
Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi A.D., 48 vjeç, banues në Durrës.

“Shtetasi A.D., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Parto/Itali, më datë 27.06.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”- njofton policia.

NJOFTIMI
Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim ”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• A.D., 48 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi A.D., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Parto/Itali, më datë 27.06.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim “.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY