“Vendi në depresion ekonomik”, ish-deputetja skanon situatën: Rreziku i Shqipërisë janë PPP-të

“Vendi në depresion ekonomik”, ish-deputetja skanon situatën: Rreziku i Shqipërisë janë PPP-të

97
0
Shares

Jorida Tabaku ka dhënë komentet e saj lidhur me protestën e opozitës mbrëmjen e djeshme, teksa e ka cilësuar paqësore. Sipas saj, protesta i tregoi kryeministrit dhe enturazhit Por, ashtu si çdo herë dhe këtë herë,  Tabaku është ndalur tek çështjet e ekonomisë.

Teksa flet për raportin e fundit të FMN, ajo  shkruan  se Shqipëria nënvizohet si një vend me një strukturë ekonomike të dobët dhe të pafuqishme për të përballuar rreziqet.Tabaku përcakton se rreziku vjen nga PPP-të e famshme.

Shqiptarët dje mbushën Bulevardin Dëshmorët e Kombit njësoj si 9 protestate tjera. Një protestë e tillë paqësore i tregoi kryeministrit dhe enturazhit të tij minorancën reale që ai përfaqëson.

Ato qenë qytetarët që shprehën pakënaqësinë e tyre në kulmin e një krize ekonomike dhe sociale të prodhuar nga papërgjegjshmëria politike e Ramës. Vizioni politiko-ekonomik i qeverisë mund të jetësohet në “PPP”. Gjithçka e prodhuar nga kjo mazhorancë rrotullohet rreth këtyre tre gërmave të shenjta, këtë e konfirmon FMN, Banka Botërore dhe raportet e Bashkimit Europian.

Në raportin e fundit të FMN, Shqipëria nënvizohet si një vend me një strukturë ekonomike të dobët dhe të pafuqishme për të përballuar rreziqet. Gjendja aktuale e buxhetit dhe PBB-së është në varësi të plotë nga situata klimaterike e vendit, nëse bie shi atëherë ekonomia ecën mirë dhe nëse ka thatësirë shqiptarët do vuajnë një ekonomi të dobët. E pa imagjinueshme por e vërtetë, Shqipëria e shekullit të 21 ngjason me atë të shekullit të 18.

Ndërsa ekonomia, sipas FMN, është në epokën paramoderne investitorët edhe oligarkët përfitojnë ligje speciale apo super struktura speciale të qeverisë në favor të tyre. Korporata e Investimeve Shqiptare apo Ligji i Investimeve janë kritikuar ashpër pasi zhdukin tregun e lirë dhe keqpërdorin buxhetin e shtetit, siç raporton edhe Bashkimi Europian në raportin e fundit, ne kurrizin shqiptareve rëndojnë jo vetëm ligje speciale për investitorë të veçantë por edhe rritja e borxhit publik pasi PPP nuk po përllogaritet si borxh. Edhe pse FMN këmbëngul që kjo e fundit të përllogaritet si e tillë.

Kjo situatë e nderë ka prodhuar një nga problemet më të mëdha në vendin tonë. Largimin e popullsisë dhe plakjen e Shqipërisë. Sipas FMN rreziku i emigrimit dhe uljes së të rinjve në Shqipëri, do të prodhojë një krizë të thellë demografike dhe ekonomike në afatgjatë. Sipas tyre në intervalin 2015-2019 numri i të rinjve është ulur me 0,6% ndërsa numri i të atyre që dalin në pension është rritur me 12%, pra Shqipëria po plaket me shpejtësi.

Kjo do të thotë që më pak shqiptarë janë të gatshëm të punojnë, gjithnjë e më pak biznese do të jenë të gatshëm të investojnë por edhe që skema e pensioneve do të dështojë shumë më shpejt pasi gjithnjë e më pak kontribues do të ketë në të.

Raporti i FMN është diagnostikimi i një realiteti për të cilin ka folur pa rreshtur opozita. Sa më shumë kjo qeveri vazhdon aq më e pariparueshme bëhet kriza. Vendi po kalon një gjendje të thellë depresioni ekonomik që do të shoqërohet me bjerrjen e vazhdueshme të rinjve shqiptarë nga atdheu jonë.

Shqipëria do të bëhet. Do të bëhet nga të rejat dhe të rinjtë me energji, me ide të qarta, me një sistem ekonomik e politik që krijon mundësi për të gjithë, që vlerëson punën e meritën”,-shkruan ish-deputetja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY