Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të “djegurit” e vetting-ut, mbi 10 ankesa në Strasburg nga ish-gjyqtarë e prokurorë

09/07/2019
LAJMI I FUNDIT/Vritet me armë 42-vjecari në Memaliaj (EMRI)
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më shumë se 10 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar me një vendim të formës së prerë nga procesi i vetting-ut i janë drejtuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Ish-prokurorja e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani, ish-prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi (Gina) dhe ish-anëtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj pretendojnë shkelje të të drejtave themelore të njeriut gjatë procesit të vetting-ut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

A2 CNN ka mësuar se lista e ankimeve të depozituara në Strasburg kundër vetting-ut e ka kaluar numrin 10 dhe në të bëjnë pjesë ish-gjyqtarë e prokurorë të të tre niveleve. Në thelbin e ankimeve të bëra në Strasburg është cënimi i nenit nr.6 të Konventës, i cili flet për të drejtën e një gjykimi të drejtë. Ankuesit pretendojnë proces të parregullt ligjor.

Ata kundërshtojnë ligjin ku bazohet vetting-u, ngrenë dyshime për pavarësinë e KPK dhe KPA, apo edhe në ligjshmërinë e emërimit të anëtarëve të tyre.

Aplikantët kanë pretenduar paragjykim të çështjeve ndaj tyre, pasi hetimi administrativ dhe gjykimi janë bërë nga e njëjta trupë. Ndër argumentet kundër janë listuar edhe vendimmarrjet duke u bazuar vetëm në një nga tre kriteret e rivlerësimit, duke mos i marrë në shqyrtim dy të tjerat.

Por, duke iu referuar faktin se vendimet e Strasburgut janë detyruese, një vendim pro tyre a mund të bllokonte gjithë procesin e vettingut?
Avokati i Popullit, Artur Metani përgjigjet: “Do të shohim vendimin e gjykatës”.

Tags: gjyqtareVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.