Ish-kryeministri: Zaev zbuloi tradhtarët, Rama punon për Serbinë e Madhe

Ish-kryeministri: Zaev zbuloi tradhtarët, Rama punon për Serbinë e Madhe

143
0
Shares

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e telefonatave të dy aktorëve që kanë luajtur role të liderëve, e ku në bisedë Zaev flet ndër të tjera për Ramën dhe projektin për ndarje të mundshme të Kosovës.

Berisha thotë se Zaev në këtë përgjim ka zbuluar tradhtarët, ndërsa në bisesa dëgjohet hapur teksa kryeministri maqedonas pranon se Rama punon për krijimin e Serbisë së Madhe.
Postimi i Sali Berishës:
Zaiev plas “Bomben”: Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Argati in chef sherbetore te Vuçiç dhe te Putin per coptimin e Kosoves dhe krijimin e Serbise se Madhe!
Lexoni artikullin qe paraqet biseden telefonike me persona te shtire si presidenti i Ukraines, ne te cilen kryeministri Zaev bene denoncimin e tradhtareve te Kombit, te cilet per prapanicen e tyre shesin çdo gje! sb

VIDEO/ Zaev bie në përgjim; Rama, Vuçiç, Putin, Erdogan plan për ndarjen e Kosovës
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev zbardh planin sekret për ndryshimin e kufijve të Kosovës duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe Turqisë.
Zaev ka rënë pre e dyshes gazmorëve ruse Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov të cilët duke përdorur identitete të rreme liderësh shtetesh telefonojnë personalitete të ndryshme dhe zhvillojnë me ta biseda të gjata.

Në një telefonatë që është publikuar një ditë më parë në faqjen e tyre në You Tube, duke u shtirur si ish presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, ata i kanë telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Në bisedë e sipër Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon, ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

Më poshtë biseda e zbardhur në shqip:
Zaev: Alo
Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj
Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?
Poroshenko: Po unë jam, shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë?
Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve.

Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkles është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që tju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysëm orë bisede telefonike për këtë cështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën.

Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithëcka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkakojë një dëm të madh Ballkanit.

Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?
Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës ti jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra.

Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundëshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY