Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mitsotakis fitoi – rikthim i pushtetit të familjeve në Greqi, ja premtimet që ka bërë

08/07/2019
Mitsotakis fitoi – rikthim i pushtetit të familjeve në Greqi, ja premtimet që ka bërë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emocionet janë të përmbajtura pas fitores së konservatorit Kyriakos Mitsotakis. Në vitin 2015 me fitoren e Alexis Tsipras dhe partisë së majtë Syriza përkrahësit dolën atëherë me kolona makinash nëpër rrugë para sheshit Syntagma. Kurse të dielën ndërrimi i pushtetit kaloi thjesht me një ngritje supesh, vetëm në selinë e partisë Nea Demokratia përkrahësit u gëzuan për „fitoren historike.”

Duket se shumë grekë janë zgjuar të esëllt nga ëndërrat e tyre.

Premtime të reja

Gati një vit pas qeveria në Athinë rifitoi të drejtën e vetëvendosjes financiare pas paketës së fundit të shpëtimit, votuesit i prezantuan partisë Syriza llogarinë dhe u kthyen tek konservatorët. Sipas të drejtës greke, partia më e fortë merr 50 vende shtesë, tani konservatorët mund të qeverisin me një mazhorancë të fortë në Greqi. Që këtë të martë kryeministri i ri Kyriakos Mitsotakis mund të bëjë betimin.

Pas fitores ai i mënjanoi tonet triumfuese: „Dua të jem pranë për të gjithë, për këdo burrë apo grua në Greqi, edhe për ata që nuk na kanë mbështetur. Ai apeloi tek votuesit të mos lejojnë ndarjen. Mitsotakis bëri të qartë, se para tij ndodhet „një detyrë e vështirë”. „Ju më dhatë një detyrë dhe unë nuk do t’iu zhgënjej”, tha Mitsotakis, i cili ka premtuar punë më të mirëpaguara në sektorin privat, tërheqjen e investitorëve të huaj në vend dhe ecjen përpara me privatizimet. Edhe ulja e tatimeve për sipërmarrjet bën pjesë në programin e Mitsotakis, si edhe një përpjekje e re për të marrë kushte më të mirë tek kreditorët ndërkombëtarë. Ata kërkojnë deri tani një suficit buxhetor prej 3,5%, Mitsotakis kërkon t’i bindë ata me ritkthimin e rritjes ekonomike për të pasur më shumë hapësirë për investimet nga fondet publike.

Kryeministri i ti mund ta fillojë punën me besimin, se qytetarët grekë, pjesën më të vështirë të viteve të krizës e kanë kaluar ndërkohë me qeverinë paraardhëse. „Greqia po e ngre kokën sërish krenare”, tha Mitsotakis duke shtuar se detyrën e zgjedhësve e merr përsipër me respekt dhe modesti.

Politika si çështje familjare

Me Kyriakos Mitsotakis rikthehet një dinasti e fuqishme politike në pushtet. Babai i tij Konstantions Mitsotakis ka qenë kryeministër grek në fillim të viteve 90-të, motra e tij ka qenë ministre e jashtme, kurse nipi është kryebashkiaku i ri i Athinës. Prej dekadash pak familje kontrollojnë politikën greke, familja Karamanlis, ajo Papandreout dhe Mitsotakis. Si ia doli kreu i konservatorëve të bindë votuesit, se ai nuk është i prerë nga i njëjti trung si paraardhësit e tij, kjo është shumë e habitshme.

Sepse ishin klanet familjare, që e futën Greqinë në një krizë të thellë borxhesh, nga e cila ajo nuk mund të dilte dot në vitin 2008. Mentaliteti i mitmarrjes, tarafeve dhe nepotizmit në radhët politike i lidhur me ato idetë kreative për paraqitjen e buxheteve shtetërore, sollën atë që Greqia të ndodhej në një mal borxhesh prej 350 miliardë eurosh. Greqia ende sot konsiderohet si vend mjaft i vështirë për t’u reformuar, dhe ekonomikisht renditet në fund të vendeve të BE.

Besim tek të rinjtë

Mitsotakis mori shumë vota tek të rinjtë. Ata shpresojnë që bankieri i investimeve që ka studiuar në Harvard të kthejë besueshmërinë në tregjet financiare dhe tek kreditorët, më shumë se paraardhësi Tsipras. Nga ana tjetër Mitsotakis premton fundin e nepotizmit në partinë e tij, dhe kërkon të veprojë masivisht kundër korrupsionit, si për shembull që mjekët të mos presin më zarfin me para nga pacientët.

Humbësi i zgjedhjeve, Aleksis Tsipras u paraqit para përkrahësve të tij me fjalët „me kokën lart pranojmë votën e zgjedhësve”. Ai ka marrë shumë vendime, që patën një çmim të lartë politik. Megjithëse në fund Tsipras u përpoq me disa dhurata zgjedhore si rritjen e pagës minimale prej 11%, kthimin e të drejtave për sindikatat. Por ndërkohë votuesit ia kishin kthyer kurrizin të zhgënjyer, Aleksis Tsiprasit./DW

Tags: greqiakryeminsitri i rimitsotakisZGJEDHJET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.