Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha, i dënuar të jetë Kryeministër

06/07/2019
Lulzim Basha, i dënuar të jetë Kryeministër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Çim Peka

Nëse ka dy persona në politikën shqiptare që vijnë nga dy planete të ndryshme, ata janë Lulzim Basha dhe Edi Rama. Janë të ndryshëm në gjithçka. Të ndryshëm në origjinë; të ndryshëm në fëmijëri; të ndryshëm në shkollim; të ndryshëm në formim; të ndryshëm në karrierë profesionale; të ndryshëm në politikë.

Basha vjen nga një familje tipike tiranase dhe shqiptare, ndërsa Edi i nipi i baba Pilos, i biri i anëtarit të komisionit të ekzekutimeve, nip i llastuar i Bllokut.  Basha një jurist i shkolluar në një nga shkollat më të mira të drejtësisë në Europë; ndërsa Edi një piktor dështak i kthyer në zhgarravinist.  Basha hyri në politikë duke ardhur nga zyra e Drejtorit amerikan të drejtësisë (së UNMIK) në Kosovë, ndërsa Rama u mor nga ghettot e Parisit. Të dy jetuan për një kohë jashtë: Basha studioi e punoi ne Hollandë, ndërsa Rama si emigrant në Francë.

Lulzim Basha si ministër transportesh mbikqyri ndërtimin e dy veprave më të mëdha infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, rrugën e kombit, dhe autostradën Tiranë – Elbasan, ndërsa Rama si Kryeministër njihet si përsoni që u vuri taksën.  Basha si Ministër i Jashtëm njihet si personi që drejtoi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndërsa Rama si Kryeminstri që infiltroi në nivelet më të larta të institucioneve të sigurisë kombëtare individë të lidhur më shërbime sekrete lindore dhe kontigjent kriminal. Basha si Ministër i Brendshëm që drejtoi procesin e vështirë të liberalizimit të vizave, ndërsa Rama si Kryeminsitri që rrezikon të ktheje vizat. Basha si Ministër që uli kultivimin e kanabisit gjatë periudhës së tij në nivelet më të ulta historike, ndërsa Rama Kryeminsitri që ktheu Shqipërinë në narko-shtet.  Basha si kryetar i opozitës që udhëhoqi procesin më të vështirë të dekriminalizimit të politikës, ndërsa Rama si kryetar i partisë që bëri njësh mafian me qeverinë.

A ka vend për të kritikuar e kundërshtuar Lulzim Bashën? Sa të duash. Jam unë, autori i këtij shkrimi që kam qenë një ndër kritikët më të ashpër ndaj tij, veçanërisht për marrëveshjen e majit 2017 dhe ngjarjet që pasuan në Partinë Demokratike.  A ka vend për ta kritikuar dhe tani? Patjetër që ka, secili sipas mendjes së vet.

Por, asnjëra nga kritikat tona, apo gabimet e tij, nuk mund të hedhin poshtë ato çfarë shkruajta më lart. Dallimi i tij me kundërshtarin e tij politik janë si nata me ditën.
A do të jetë Lulzim Basha Kryeministri i ardhshëm? Pa diskutim. A është i dënuar në të bërit kryeministër. Po, pa tjetër. Sepse duhet një kurajo e fortë, për dikë që të marrë përsipër të drejtojë vendin pas katrahurës dhe greminës ku e ka hedhur dhe vazhdon ta hedhë Edi Rama, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në rend e siguri, në institucione, në procesin e integrimit europian. Në gjithçka.

Tags: Bashaçim pekaKryeministeropinion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.