Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Shkatërrohet rrjeti kriminal i prostitucionit dhe trafikut të drogës, 7 të arrestuar në Maliq

05/07/2019
VIDEO/Shkatërrohet rrjeti kriminal i prostitucionit dhe trafikut të drogës, 7 të arrestuar në Maliq
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eshtë shkatërruar rrjeti kriminal i cili trafikonte vajza të mitura me qëllim prostitucionin. Rrjeti  është zbuluar në qarkun e Korçës, ndërsa policia ka lëshuar 7 urdhërarreste, mes tyre dhe pjesëtari i një organizate kriminale me rrezikshmëri të lartë.

Mes personave të arrestuar janë: Roland Luli (një i dënuar më parë nga drejtësia greke me burgim të përjetshëm dhe i  shpallur në kërkim), Mirel Pasho, Rezart Memetllari dhe Ermal Basho.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/427602651425097/

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Zereci”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtjes pa leje.

Parandalohet trafikimi i një shtetaseje të mitur në drejtim të Greqisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Goditet edhe një tentativë e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, ndër ta pjesëtari i një organizate kriminale, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë në Greqi.

Shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër.

Sekuestrohen armë zjarri dhe të ftohta, municione luftarake, granata dore, vlera monetare (lekë, dollarë euro), bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, një armë zjarri, një armë e ftohtë, granata dore.

Në  vijim të punë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, në kuadër të procedimit penal të nisur 2 muaj më parë, ndjekur me metoda speciale hetimi, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Sektorit për Rendin e Policimin në Komunitet në DVP-Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar ”Zereci”,  si rezultat i të cilit u ndaluan shtetasit:

  • R.L, 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq, (i dënuar më parë në Greqi për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë”, vepra penale këto të kryera në kuadrin e organizatës kriminale);
  • M.F, 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq;
  • E.B, 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec;
  • R.M, 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq;
  • E.K, 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq;
  • O.M, 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq;
  • Ç.F, 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq (i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

  • L.P, 28 vjeç, banues në Shelcan, Elbasan;

Nga hetimet e kryera është provuar se shtetasit R.L, M.F, E.B, R.M dhe L.P, kishin planifikuar të trafikonin për qëllim prostitucioni në drejtim të Greqisë një shtetase të mitur.

Gjithashtu shtetasit R.L, M.F, E.K dhe O.M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara Cannabis Sativa, në territorin e fshatit Zerec, Maliq,  të cilat u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës material.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë e ftohtë (thikë) e ngjashme me ato të Forcave të Ushtrisë, 2 granata dore ofensive dhe difensive, një sasi  fishekësh luftarakë, lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një sasi lekësh, dollarësh dhe eurosh, si edhe një automjet tip “Benz”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Tags: maliqpoliciarrjeti kriminaltrafikim te miturash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.