32 MIJE DOSJE/ 3 variantet e Euralius per Gjykaten e Larte

32 MIJE DOSJE/ 3 variantet e Euralius per Gjykaten e Larte

86
0
Shares

Zbardhet opinioni ligjor i misionit Euralius për zgjidhjen e situatës në Gjykatën e Lartë, e cila në kushtet ku ndodhet nuk mund të shqyrtoje asnjë dosje, pasi ka mbetur me dy anëtarë, si pasojë e vetingut.

Ndersa në këtë gjykatë presin për shqyrtim rreth 32 mijë dosje, Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka kërkuan mendim misionit për gjetur një zgjidhje në kushtet kur aktet nënligjore për ngritjen dhe emërimin e gjyqtarëve janë ende në proces. Euralius në opinionin e tij jep tre zgjidhje të ngërçit.

E para ka të bëjë me delegimin e gjyqtarëve nga një gjykatë tjetër me e ulët.

Skema tjetër është ajo e transferimit të përkohshëm të gjyqtarëve.

Skema e tretë është ajo e caktimit të një gjyqtari për gjykimin në një çështjeje të caktuar gjyqësore në Gjykatën e Lartë.

Të mërkurën, Presidenti i Republikës Ilir Meta i cilësoi këto tre variante të Euralius si cënim të kompetencave të kreut të shtetit, duke thënë se ato bien ndesh me Kushtetutën. Ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka reaguar ende për të shpjeguar nëse do të adaptojë ndonjërin prej këtyre varianteve, apo do ta lerë jashtë funksionit Gjykatën e Lartë deri në nxjerrjen e akteve nënligjore.

Tv Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY