Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rritën pjesëmarrjen me 8 përqind”, PD për mashtrimin: KQZ do mbajë përgjegjësi penale

03/07/2019
“Rritën pjesëmarrjen me 8 përqind”, PD për mashtrimin: KQZ do mbajë përgjegjësi penale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka reaguar sërish pas deklaratës së KQZ, e cila së fundmi ndryshoi numrin e votuesve në zgjedhjet 30 Qershorit.

Nga selia blu, Ivi Kaso iu referua të dhënva që PD ka mbledhur duke hedhur poshtë shifrën e pretenduar nga KQZ. Sipas tij, KQZ rriti me 8% pjesëmarrjen në votimet e paligjshme të 30 Qershorit për të fshehur refuzimin e shqiptarëve ndaj Edi Ramës.

“Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale”, theksoi Kaso në fjalën e tij.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/451901392267802/?notif_id=1562152995375109&notif_t=live_video

JA DEKLARATA E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET ZGJEDHORE, IVI KASO.

Edi Rama ka thyer çdo rekord në historinë e manipulimit të zgjedhjeve. Nevoja për të mbuluar refuzimin masiv të shqiptarëve, e ka çuar të manipulojë rëndë edhe votimet e veta me 1 kandidat.

Në krye të këtij operacioni kriminal qëndron Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit.

Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit është 15 për qind. Mbushja e kutivepër t’I dhënë Edi Ramës oksigjen, nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin. Ishin pothuajse bosh.

Komisioni Qendror i Vjedhjeve mashtroi gjatë gjithë ditës së dielë për numrin e pjesëmarrësve në votime.

Akoma sot, ky organ që nuk I shërben zgjedhjeve, por vjedhjes së EdiRmës, nuk ka dhënë llogari pse në deklaratën e së dielës për pjesëmarrjen në orën 11.00 shifra u dyfishua në 12 për qind, kur, në të vërtetë, sipas dokumentit që publikoi Partia Demokratike, shifra reale ishte vetëm 6 përqind.

Siç kemi denoncuar më herët, për të manipuluar rezulatin e 30 qershorit, Komisioni Qendror I Vjedhjeve zhduku transparencën në përmjet dy mekanizmave.

Më 30 Qershor të dhënat e pjesëmarrjes nuk u hodhën në sistemin onlinë të të dhënave për të mos lënë gjurmë.
Gjatë gjithë procesit të numërimit nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet. 

Është e paprecedentë, që në fund të procesit të numërimit, edhe tani që flasim, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë për qendrat e  votimit për asnjë bashki.

Shifrat e deklaruara sot i shërbejnë propagandës së  Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi.

Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues.

Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!

 

 

Tags: deklarateivi kasokqzmanipulimiVOTAT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.