“Kam dy vitë që pres”, shtyhet sërish seanca për Tahirin, ja shkaku

“Kam dy vitë që pres”, shtyhet sërish seanca për Tahirin, ja shkaku

110
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për të dytën herë seancën gjyqësore ndaj ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.Vendimi për shtyrjen e seancës u mor pasi prokura e një prej të pandehurve, Gjergj Kohilës nuk ishte e rregullt.

Seanca radhës do mbahet më 17 korrik.Ish ministri mbërriti në gjykatë rreth orës 09:00 shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia.

Në seancën e parë të 19 Qershorit, Tahiri i kërkoi gjykatës që të mos shfrytëzojë afatet ligjore dhe të shtyjë për 2 javë seancën, pasi kërkon gjykim të panderprerë.

A ka mundësi që të bëjmë gjyqe çdo ditë. Kam dy vite që pres”, u shpreh Tahiri.

Ish-ministri akuzohet “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Në grup me Tahirin janë edhe tre ish-policët në arrati, Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY