FOTO/Rrëfehet djali që shkoi në mbrëmjen e maturës me mamin: Nuk ka...

FOTO/Rrëfehet djali që shkoi në mbrëmjen e maturës me mamin: Nuk ka partnere më të bukur…

475
0
Shares

Historia e maturantit nga Kukësi rrëmbeu qindra pëlqime dhe komente pozitive nga publiku. Sabit Tusha dhe nëna e atij Hate u pëlqyen pa masë në rrjetet sociale pasi u shfaqën bashkë në mbrëmjen e maturës.

Ata folën sot për herë të parë në një emision televiziv. Të ftuar tek “Ftesë në 5”, Sabiti dhe Hatja rrëfyen parapërgatitjet për tek festa ku u bënë të famshëm, pa e parashikuar aspak diçka të tillë. Sabiti tregoi se të shkuarit me mamanë në mbrëmjen e maturës, e konsideron një thyerje tabuje.

“E kam planifikuar që në fillim të vitit të 3-të. Mendoja se do dilte diçka e bukur, por nuk ma ka marrë mendja kurrë se do bëhej një bum kaq i madh”,- u shpreh 18- vjeçari.

Edhe pse ai kishte disa vajza që i pëlqenin zgjodhi nënën e tij, pasi për të eshtë më e shtrenjta. Zonja Hate nga ana e vet, nuk ishte fort entuziaste fillimisht, kur mori ftesën e papritur nga i biri.

“I thashë: ‘Mos po bën ndonjë gabim që po më merr? Të gjithë shkojnë me shoqet!’ Por ai më tha: “Jo, dua të shkoj me zemrën teme.”‘

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY