Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/Jo më Juncker, ja kush do të jetë presidentja e Komisionit Europian

03/07/2019
EMRI/Jo më Juncker, ja kush do të jetë presidentja e Komisionit Europian
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbas tre ditëve bisedimesh të vështira kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE, kanë rënë dakord për paketën e emërimeve të reja në postet kryesore europiane. Siç bëri të ditur presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, u propozua që ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, të jetë pasardhësja e presidentit të Komisionit Jean Claude Juncker. Vendimi duhet votuar edhe në parlamentin Europian.

Ky propozim ka pasur mbështetjen e Francës dhe Spanjës. Edhe katër vende të Europës Lindore, Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia e kanë mbështetur propozimin, siç bëri të ditur në një mesazh lëshuar në twitter, zëdhënësi i qeverisë hungareze.

Parlamenti duhet të japë votën

Megjithatë është ende e paqartë nëse von der Leyen do të marrë shumicën e nevojshme edhe në Parlamentin Europian. Zëvendëskryetari i fraksionit të socialdemokratëve Bernd Lange, bëri të ditur me twitter se propozimi i Tuskut nuk është i pranueshëm. Këtë e tha edhe politikani socialdemokrat gjerman Udo Bullman. “Një propozim i hidhur! Von der Leyen nuk është kandidatja më e mirë dhe në Gjermani kundër saj është duke u zhvilluar një hetim për dhënien jo sipas rregullave të kontratave për këshilltarët. Europa meriton diçka më të mirë!”, tha ai.

Merkelit iu desh të abstenonte

Kancelarja gjermane Angela Merkel abstenoi gjatë nominimit të von der Leyen, sepse koalicioni i madh në Berlin nuk arriti në marrëveshje. Kryesia e socialdemokratëve nuk e pranon nominimin e von der Leyenit. “Që me ministren gjermane të mbrojtjes të futet në linjë një politikane e “cila nuk ka hedhur kandidaturën, nuk është një gjë bindëse”, thanë kryetarët e Partisë Socialdemokratë, që e mbajnë këtë detyrë në mënyrë komisare, Malu Dreyer, Manuela Schwesig dhe Thorsten Schafer Gümbel. “Në këtë mënyrë bëhet absurde demokratizimi i Bashkimit Europian”.

Më parë ishte politikani i kristiansocialëve Manfred Weber ai që hoqi zyrtarisht dorë nga pretendimi për të marrë postin e Presidentit të Komisionit të BE. Zëdhënësi i tij i bëri të ditur agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, se ai e dorëzoi mandatin si kandidat kryesor për Partinë Popullore Europiane.

Siç bëri të ditur presidenti i BE, Doland Tusk, kryeministri belg Charles Michel, do të marrë përsipër postin e përfaqësimit të vendeve anëtare të BE. Ministri i Jashtëm spanjoll, Josef Borrell, do të jetë i ngarkuari me politikën e jashtme të BE dhe francezja Christine Lagarde do të bëhet presidente e Bankës Qendrore Europiane (EZB). Ajo shkruajti në twitter se ndihet e nderuar nga emërimi dhe se do të dorëzojë postin e deritanishëm si drejtuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kandidati i socialdemokratëve Frans Timmermans, do të mbajë postin e zëvendëspresidentit të Komisionit të BE./DW

Tags: komisioni europianministrja e Merkelpresidentja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.