Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Media më e madhe amerikane pro Trump, jehonë qëndrimit anti-Soros të Presidentit Meta

02/07/2019
Media më e madhe amerikane pro Trump, jehonë qëndrimit anti-Soros të Presidentit Meta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Shqipërisë, ditën e martën, denoncoi zgjedhjet bashkiake që u zhvilluan të dielën si një “farsë”, duke akuzuar filantropin dhe miliarderin e krahut të majtë George Soros për përfshirjen në një “komplot.”

Ilir Meta tha se Soros, një gogol për qarqet e krahut të djathtë, ishte përgjegjës për “një komplot që synonte kapjen tërësisht të shtetit”, kjo sipas faqes së internetit në gjuhën angleze Balkan Insight.

Ai nuk ofroi dëshmi për të mbështetur pretendimet e tij.
Gjatë një konference shtypi, të martën, Meta thuhet se ka thënë: “Kam disa fjalë për miliarderin e nderuar George Soros.

Unë nuk e dëgjova me vëmendje [Kryeministrin hungarez] Viktor Orban në janar të vitit 2000, kur flisja me dashuri për Xhorxh Sorosin sepse me thënë të vërtetën ai na ndihmoi kur ishim në opozitë dhe [Orbani] më tha: ki kujdes sepse ai nuk është dhe aq demokratik dhe shpesh komploton kundër demokracisë”.

Ai gjithashtu iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare – përfshirë SHBA dhe Bashkimin Evropian – duke u bërë thirrje diplomatëve “të mos bëhen qesharak dhe të mos luajnë me kushtetutën tonë”, kjo sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Meta kishte provuar më parë të anulonte zgjedhjet e së dielës, duke thënë se ato do të ishin jodemokratike pa pjesëmarrjen e opozitës shqiptare, e cila bojkotoi votimin.

Por kryeministri Edi Rama i Partisë Socialiste në pushtet urdhëroi të dielën zgjedhjet për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillit lokal dhe partia e tij pritet të marrë shumicën e votave me një diferencë të konsiderueshme. Rezultatet paraprake u pritën të martën, por u vonuan.

Opozita ka deklaruar se pjesëmarrja e ulët – 21.6% – tregoi se zgjedhjet e së dielës ishin jokushtetuese dhe të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se mungesa e pjesëmarrjes së opozitës nënkuptonte se votimi u konsiderua “me pak interes për elektoratin”.

Meta ka propozuar zgjedhje të reja vendore dhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në tetor, por nuk ka gjasa të pranohet nga socialistët. Meta u zgjodh president në vitin 2017, por parlamenti shqiptar, i cili kontrollohet nga socialistët, e ka vënë nën hetim dhe po kërkon ta largojë nga detyra.

Ligjvënësit e qendrës së djathtë së opozitës hoqën dorë nga vendet e tyre në parlament dhe kanë udhëhequr protesta që nga mesi i shkurtit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe manipulimin e votave në zgjedhjet e mëparshme. Rama dhe partia e tij i mohojnë akuzat.

Financuesi hungarez-amerikan Soros është një objektiv i rregullt i disa qarqeve të krahut të djathtë falë financimit të kauzave të krahut të majtë në të gjithë Evropën dhe SHBA.

Qeveria kombëtare e Hungarisë vitin e kaluar kaloi një paketë “Stop Soros” për të kufizuar aktivitetet e tij nëpërmjet Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – duke përfshirë edhe një masë të rreptë duke i shpallur të paligjshme organizatat joqeveritare për të organizuar emigracionin e paligjshëm në vend.

Tags: ilirmetaSOROSzgjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.