Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Zonja Topalli hapini sytë! Demokratët janë në këmbë, nuk kanë nevojë për patericat e Edi Ramës!”

01/07/2019
Takimi Rama-Basha, Topalli: Çështjet nuk zgjidhen se takohen dy persona
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja i ka kthyer një përgjigje Jozefina Topallit, e cila më herët sulmoi Lulzim Bashën duke e quajtur kufomë politike dhe ai që e shkatërroi Partinë Demokratike.

Sakja i kujton Topallit vlerat e PD-së, duke i treguar se 30-Qershori është dita më e mirë për PD dhe për shqiptarët.

Sakja nuk harron ti përmendë asaj humbjen e pushtetit të saj në PD, arsye pse e ka bërë të flasë me mllef ndaj PD dhe kryetarit të saj.

REAGIMI I PLOTE

Nuk do të doja kurrë t’I shkruaja këto rradhë, por, në respekt të demokratëve, në respekt të qytetarëve të Kavajes,, në respekt të të gjithë atyre që sot zgjidhën Lirinë përpara Monizmit, më duhet t’i them disa fjalë Jozefina Topallit.
Prej kohësh, nuk habitem më me mllefin e zonjës Topalli kundër Partisë Demokratike, kryetarit të saj Lulzim Basha dhe, së fundmi, edhe kundër liderit historik Sali Berisha.

Gjatë këtyre dy vjetëve, që kur Jozefina humbi pushtetin brenda PD-së dhe bëri pakt më djallin kundër PD-së, kam kuptuar një gjë shumë të rëndësishme.

Këto 20 vjet Jozefina Topalli nuk ka kuptuar asgjë nga politika dhe sillet njësoj si kundërshtari më i egër i PD-së!

Ajo flet me të njëjtin mllef kundër PD-së dhe Lulzim Bashës siç flet Edi Rama. Flet me të njëjtën gjuhë si Edi Rama, artikulon të njëjtat teza si Edi Rama, madje edhe “keqardhjen” për PD-në e shprehin njësoj.

Zonja Topalli, në respekt të 20 viteve që kemi ndarë së bashku sakrificat, por jo pushtetin, dua t’ju ndihmoj sonte!

Për të kuptuar se ke kapur fundin si qenie politike, lexoni komentet në statuset tuaja kundër PD-së dhe Lulzim Bashës! Shikoni se kush ju bën like! Janë armata e Edi Ramës ose pushtethumburit e PD-së që, njësoj si ju, morën gjithçka nga PD-ja në pushtet dhe e hodhën poshtë, e përgojuan, e tradhëtuan, punuan kundër saj në ditën më të keqe të opozitës dhe të vendit!

Nuk dua të zgjatem më shumë, sepse nuk dua t’ua lodh më shpirtin demokratëve! Boll e ke bërë ti me jozefinat e tjera që i rrinë rrotull Edi Ramës të kapin ndonjë kockë nga pushteti i tij i pistë.

Nuk po zgjatem as me moralizmat e tua miope për ndërkomëbtarët, sepse nuk dua të kujtoj që u bëre barsaleta e pushtetit të PD, kur nxirrje jashtë nga zyra ambasadorët e SHBA-së dhe të OSBE-së.

Zonja Topalli!

Sot për Partinë Demokratike ishte një ditë e mirë!
Sot për Shqipërinë ishte një ditë e mirë!

Dhe kjo është për meritën e madhe të Lulzim Bashës! Bashkë me demokratët, ai ka dalë të fitojë betejën më të madhe të këtyre 30 viteve të fundit! Të bëjë bashkë demokratë e socialistë për një kauzë më të madhe se pushteti i Lulzim Bashës! Për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për refuzimin e drejtimit të vendit nga një kryeministër hajdut dhe ortak me krimin, për një vend ku shqiptarët të jetojnë me dinjitet!

Zonja Topalli!

Hapini sytë! Demokratët janë në këmbë, nuk kanë nevojë për patericat e Edi Ramës! Doni apo nuk doni ju, Partia Demokratike është sot forca politike më e besueshme në Shqipëri, e gatshme të qeverisë vendin!

Tags: isa sakjaPergjigjereagimtopalli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.