Mediu: Pas 30-Qershorit, rruga për të dalë nga kriza mbeten zgjedhjet e...

Mediu: Pas 30-Qershorit, rruga për të dalë nga kriza mbeten zgjedhjet e parakohshme

105
0
Shares

Në një reagim të fundit, aleati i Bashës, Fatmir Mediu e ka konsideruar 30-Qershorin si referendumin e shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Mediu thotë se 85% e shqiptarëve refuzuan të keqen, ndërsa kjo situatë i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Shqiptarët sot i thanë jo marrëzisë, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës.

Ky ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Në mënyrë plebishitare 85% e shqiptarëve refuzuan të keqen, shkatërrimin e pluralizmit, refuzuan talljen dhe përbuzjen e Edi Ramës.

Ky është një moment përgjegjësie dhe reflektimi për opozitën, për t’ju përgjigjur zërit Europian të shqiptarëve.

Nuk mund të jenë në krye të bashkive, kukullat e Edi Ramës, ata që morën pjesë në farsën zgjedhore të PS dhe u refuzuan masivisht nga shqiptarët.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tashmë rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria”,-shkruan Mediu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY